• |
ide | kryesore

Rriten sërish shifrat e të prekurve me COVID-19 në Itali, rreth 9 mijë të prekur gjatë 24 orëve të fundit

Lajme, Planet



Ka patur një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19 në Itali. 8804 raste te reja janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë italiane raporton se kjo është shifra më e lartë ditore që prej nisjes së pandemisë. Ditën e djeshme ishin 5901 persona të prekur nga COVID-19.

Gjithashtu rekord është dhe numri i tamponëve që janë bërë, plot 162.932. Edhe numri i personave të vdekur është rritur, 83 persona, 43 më shumë se një ditë më parë. Edhe numri i shtrive në spitale është rritur, 326 në 24 orët e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *