• |
ide | kryesore

“Salah ti musliman i ndyrë”: tifozi racist i West Ham bëhet shembull në Premier League

-Instant, Sport



Gati një vit distancë nga ngjarja, vendoset drejtësia. Në shkurt 2019, një “tifoz” i West Ham ofendoi Mohamed Salah ndërsa sulmuesi i Liverpool ishte gati të ekzekutonte një goditje këndi. Fjalë të rënda me sfond racist që nuk kaluan pa vëmendje. Një video, që qarkulloi në rrjetet sociale, ishte përdorur si provë për të treguar fajin e tifozit. Si bën të ditur BBC, tani, personi është ndëshkuar.

Tale Bradley Thumwood, 48 vjecari tifoz i West Ham, pas një viti ka pranuar fajet e tij, duke konfirmuar se ishte protagonist i fyerjeve raciste edhe për shkak të fesë, kunddrejt Salah: “Salah ti musliman i ndyrë. Shko q*u”. Sulmuesi i Liverpool, në atë rast (shkurt 2019), po bëhej gati të luante topin nga flamuri i këndit kur personi në fjalë nisi ta ofendonte rëndë.

West Ham bashkëpunoi me forcat e rendit për të ndëshkuar tifozin, duke furnizuar cdo provë të mundshme për të gjetur fajtorin. Në fund, gjykatësit kanë zgjedhur një dënim të rëndë: përjashtimin e tifozit për tre vjet nga cdo ndeshje, përvec një gjobe prej 400 stërlinash.



1 Comment

  1. Keta duan te feminizojne dhe futbollin. Stadiumet jane vende ku shkohet per t’u cliruar ndonjehere ne menyre te pakontrolluar. Sharjet ne stadiume jane simbol i gjenuitetit te perjetimit mashkullor. Por jo, keta duan te na kastrojne me pretekste te tila. Edhe po ta shante nga motra prap do e akuzonin per racizem, qe nuk ka asnje kuptim ne kete rast. Ashtu sic nuk ka asnje kuptim te quash pro-mysliman po te njejtin tifoz kur gezohet me golat e Salase. Sharjet dhe gezimi ne futboll jane ashtu sic pritet, irracionale. Njerezit qe hyne ne fushe e dine cfare duhet te presin nga shkallet. Shperthimi emicional eshte baza e tifozllekut dhe shperthimi shprehet tek klishete qe nuk kane lidhje direkt me performancen. Ate qe humb rastin mund ta shashe hundederr, kokelesh, pederast, katolik, mysliman apo cfare do qe te vjen per gjuhe. Te presesh ekuiliber apo sens mase nga shkallet e stadiumit eshte te vrasesh tifozllekun e vertete dhe vete sportin ne thelb. Perndryshe cdo gje perfundon tek skedina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *