• |
ide | kryesore

”Traditë e njohur”, Meta: Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor për kontroll elektoral

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta foli për shpërthimin e kanabasit gjatë një viti zgjedhor në Shqipëri duke theksuar se kjo tashmë është një traditë e njohur.

Meta shkruan se ky fenomen përdoret si mjet përfitimi nga grupet kriminale që marrin më pas kontrollin elektoral të qarqeve.

Ai shton se bosët e vërtetë kurrë nuk preken teksa arrestohet gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.

POSTIMI 

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.
Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal..



1 Comment

  1. Por është e kotë! Eshtë një fushë që Ramën jo vetëm s’e sfidon dot, por në tentativë për t’i ngjarë atij e thërrmon dhe më tej atë pak profil politik të krijuar, ashtu të cungët.

    Kjo nuk do të thotë që Rama është i pasfidueshëm; por jo me këtë formë, jo me këtë stil, jo me këtë gjuhë, përfshirë dhe atë vulgaren huazuar nga Berisha.

    Rama mundet me moral, me energji dhe me ide.

    Rama s’mundet duke e akuzuar, por duke e tejkaluar!

    Rama s’mundet duke e imituar, por duke e konkurruar!

    Dëshpëruese kur mendon se emri dhe profili u mangët i Bashës nuk lidhet me asnjë atribut apo aftësi të këtij lloji.

    Ndaj ai bën më të lehtën: të akuzojë, e kurrë më të vështirën: të ndërtojë e imponojë…një tezë, një kuazë, një model, një risi, një identitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *