• |
ide | kryesore

Ursula von der Leyen futet sërish në karantinë

-Instant, Lajme, Planet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është vetëkarantinuar sërish pasi një anëtare e zyrës së saj doli pozitive për COVID-19.


“Unë vetë kam rezultuar negative. Megjithatë, si masë paraprake, unë po largohem menjëherë nga Këshilli Europian për t’u vetëkarantinuar”, shkroi Leyen në Twitter.


Ajo u largua nga seanca e Bashkimit Europian, i mbajtur këtë të enjte. Ky samit do të jetë i fundit i mbajtur nga afër për shkak të përkeqësimit të situatës së pandemisë në Europë. Seanca plenare e parashikuar për javën e ardhshme do të mbahet online.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.