• |
ide | kryesore

Vijojnë sulmet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, gjatë natës bombardohen zonat civile

-Instant, Lajme, Planet



Prej 19 ditësh vijojnë luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në territoret e Nagorno-Karabakut. Gjatë natës ka patur bombarime të zonave civile, për të cilat të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën. Gjatë bisedimeve në Moskë, Azerbajxhani dhe Armenia ranë dakord për një armëpushim, vendimi ky që hyri në fuqi të shtunën, me qëllim shkëmbimin e të burgosurve dhe trupat e pajetë të vrarë në luftime. Por megjithëse të dyja frontet u zotuan për këtë, sulmet vazhduan.

Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit raportoi mbi përpjekjet e Armenisë për të marrë disa pozicione gjatë natës, por që pas përpjekjeve të pasuksesshme, u bombarduan vendbanimet civile në rajonet e Agdam, Ajabadi, Goranboi dhe Tatar. Nga ana tjetër, mediat publikuan foto të spitalit që u shkatërrua gjatë sulmit në Azerbajxhan. Ministria e Jashtme e rajonit të Nagorno-Karabakut ka thënë se shpërfillja e aleancës trepalëshe midis Turqisë, Azerbajxhanit dhe terroristëve ndërkombëtarë, nga vendet europiane, mund të çojë në pasoja të pariparueshme jo vetëm për Kaukazin Jugor, por edhe jashtë këtij territori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *