• |
ide | kryesore

Xhiro e Italisë, kaos total: me Covid jo vetëm ciklistë por edhe 17 policë

-Instant, Sport



Covid 19 vazhdon të krijojë problem e të rrezikojë aktivitetet. Të tjera raste pozitiviteti në Giro d’Italia, turneu prestigjoz i ciklizmit. Këtë herë madje mund të konsiderohet situate edhe më e ndërlikuar, sepse nuk bëhet fjalë për garuesit, por shërbimet e rendit.

Sipas asaj që bën të ditur Repubblica janë 17 policë të impenjuar në shërbimin e rendit në Giro d’Italia e në E-Bike që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Agjentët, që janë të gjithë asimptomatikë, i janë nënshtruar tamponit në Abruzzo, mes të dielës e të hënës.

17 policët janë të gjithë në izolim në një hotel të Francavilla a Mare, në provincën e Peskarës. Nuk është e mësuar ende nëse të 17 policët kanë qenë në ndjekje të garës që nga etapa e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *