• |
ide | kryesore

Ç’ ndryshim ka mes inxhinjer Enidit që paguhet nga inceneratorët dhe kryeministrit Edi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Dje pas theksimit të skandalit të djegësve të plehrave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, thirrjes ndaj SPAK për këtë abuzim skandaloz dhe sfidëz që Lulzim Basha u bëri mediave për të thyer censurën e vendosur nga paratë e inceneratorëve, qeveria dhe kompania private që ka marrë deri më tani 75 milionë euro nga paratë e shqiptarëve vendosën të kundërpërgjigjen.


Akuza më e rëndë që peshonte mbi ta ishte ajo për inceneratorin e Fierit i cili deri më tani ka marrë 23 milionë euro, pa bërë asnjë ditë punë.


Lexo më tej:Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar miliona euro të dhëna nga qeveria?

Pikërisht për këtë kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k kishte thirrur mediat për të dhënë versionin e saj. Në emër të saj foli një inxhinjer me emrin Endid Dine (foto djathtas) i cili nuk shpjegonte asnjë nga akuzat e ngrituaura vetëm se tregonte fotot e impiantit që ende nuk është vënë në punë.

Por ironi është se po të krahasohet qëndrimi i tij me atë që mbajti kryeministri në mbrëmje, përballë gazetarëve në “Opinion” versionet e tyre janë identike. Edhe Rama sillej si rogtar i kompanisë private.

Dilema e qytetarëve ishte se pse një koncesion privati duhej ndërtuar me para buxheti kur nëse i jepte të gjitha lekët vetë, shteti mund ta ndërtonte po vetë, Endidi dhe Edi tregonin pamje nga inceneratori i pa përfunduar.

Ata pyeteshin se si qe e mundur që privati i kish arkëtuar të gjitha eurot, pa bërë asnjë ditë punë, Edi dhe Endidi përgjigjeshin se inagurimi do bëhej në dhjetor dhe gazetarët ftoheshin të ishin pjesmarrës në inagurimin e ndërmarrjes.

Andi Bushati: Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

Nuk ka dyshim se sinkronizimi i strategjisë së “PR” mes Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k dhe kryeministrisë ishte perfekt. Ata nuk bënë asnjë gabim në skenarin për të cilin kishin rënë dakord më parë, por problemi i kësaj harmonie absolute ishte se në fund e bënte kryeministrin të fliste me gjuhën e një rrogtari të kompanisë private. Pra ai që në kushte normale duhej të ishte kontrollori dhe arbitri i panashëm që rian paratë e shqiptarëve, flkiste si palë e atyre që deri më tani kanë arkëtuar 75 milionë euro. Gjithkush pas kësaj mund kuptojë lehtësisht se ç’ndryshim ka midis inxhinjer Endidit që është në borderonë e inceneratorëve dhe kryeministrit Edi që jep para për ta.

©Lapsi.al

 

 

12 Comments

    1. Shume esakte pergjigjja juaj . Ingu eshte rrogtar , i gjati ine eshte pronari i vertete ndrsa Gjirokastriti paguhet me llokma thjesht per sherbimin dhe per lepirje e byçeve te te gjatit tone .

  1. po ajo baxhella aziatike sebashku me ndrageta fytreqenin soreca e dine kete apo ata kane pjesen e tyre te korrupsionit brenda.prandaj kurva aziatike duartrokete qeverine qe punon per popullin nate e dite dhe nuk e ze gjumi.apo korrupsionin e bejne qytetaret e thhjeshte qe nuk kane buke te hane ,pyetjen qe basha u beri gazetareve duhet bere dhe dy bande ambasadave te inkriminuara ne krimet e qeverise rama,po te jene te ndershem le te shprehen ,por ata jane te dhjere me keq se rama ne korrupsion dhe droge.

  2. O KURVE.

    MILIONA KETU MILIONA ATJE.

    PERSE NUK ESHTE PUBLIKE KONTRATA.

    Koncesion MUTI.

    MILIONA PARADHENIE.

    ERE MUT mban mban kjo Kontrate.

  3. Inceneratorët janë bërë si përralla e gjyshes me gogolin, rrini rehat, mbajini plehrat në shtëpi ose hidhini ku të doni, sepse ju sjellim “gogol inceneratorin”. Askush nuk flet për teknologjinë e inceneratorëve ose mënyrën se si ata duhet të funksionojnë. Ndërkohë prej dekadash në mes të Vjenës, plehrat digjen në një incenerator duke mbajtur të pastër, ngrohur dhe ndriçuar gjatë dimrit qytetin e Mozartit.Shpellkaret e cecenet duan Lluc e Plehra kudo njelloj si derrat

  4. Muhammad Obaidul Karim eshte shqiptari nga Bangladeshi.

    Meta i dha 1140 ha ne Topoje te Fierit investim qe nuk e beri kurre.

    Bujar Nishani nen ndikimin e Metes dhe E.Panaritit i dha nenshtetesine shqiptare per vetem 64 oresh qendrimi ne token shqiptare,edhe pse dyshohet se ishte nje pastrues i parave edhe te organizatave terroriste islamike.

  5. Ndryshimi midis Rames dhe inxhinierit te firmes eshte ajo midis pronarit te firmes( por i fshehur) dhe rrogetarit qe perfaqeson ingu.Rilindja punoi vetem per xhepin e bandes se saj.Pasi krijoi nje grup firmash filloi t’ja shperndante tenderat kujt te donte dhe me vlera disa fish ne krahasim me vlerat e tregut.Kjo oshte nje bande qe gjene e vetme qe beri ishte :RRIP POPULLIN ME TAKSA DHE VIDHI ATO NEPERMJET TENDERAVE QE I FITONTE BANDA.N.q.s nuk hapet e denohet kjo katrahure Shqiperia nuk ka per te krijuar ndonjehere nje shtet normal dhe ligjor.

  6. Krahasime me Vjenen.

    Edhe Kryetari I Bashkise se Vjenes
    Punesohet kur ka para verdalle.

    Ketu eshte hajduteri. Me parate qe ri jep Kryeministri QYL, dhe te fryra, mund te kontraktosh edhe Alienet, apo Gjermanet, qe te instalojne nje fabrike.

  7. Sali Berisha, konsiderohet, e jo patjetër nga kundërshtarët e drejtpërdrejtë politikë, si ndotësi më i madh ligjërimit publik në Shqipërinë post-komuniste. Nuk është fjala thjesht për një akuzues të rëndomtë për konsumin e zakonshëm politik; është një shfrenim njerëzor në gjuhështhurrje, me etiketime të gjithëçfarshme ndaj kundërshtarëve politikë, të kujtdo që i ka dalë para, edhe brenda PD-së madje, sa, me gjuhë populli, mund të thuhet “mos rrafsh në gojën e tij”.

    I ardhur nga mjekësia, një profesion që të dikton humanitet, edukatë, ndjeshmëri në komunikimin njerëzor, deri dhe një gjuhë të kultivuar që shëron, ai nuk ka shfaqur për asnjë çast të tilla cilësi. Që ditën kur nisi të ushtrojë pushtet, ai ia hoqi njerëzoren politikëbërjes, duke promovuar paskupullsinë në fushën etike, deri në çaktivizimin e kësaj të fundit në gjithë ligjërimin e tij personal e të lidershipit të PD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu