• |
ide | kryesore

Donald Trump thotë se nuk do të bëjë të detyrueshme vaksinat anti-Covid sepse njerëzit “nuk e pëlqejnë”

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan Donald Trump tha mbrëmë se nuk do të bëjë të detyrueshme vaksinat e koronavirusit për amerikanët pasi nuk u pëlqen që dikush “të trazojë”ndjenjat e tyre. Trump foli për afro 45 minuta për Fox Network duke vlerësuar veten për menaxhimin e situatës së pandemisë, e cila deri tani ka vrarë mbi 217,000 amerikanë. Trump ka bërë shaka duke thënë: “Unë kam imunitet tani, doktorët thonë se imuniteti mund të zgjasë nga një muaj deri për gjithë jetën”.

Një shaka të ngjashme presidenti bëri dhe në mitingun e Johnstown, Pennsylvania, ku tha: “Pasi e kalon virusin më thanë se ke imuntet për katër muaj. Kjo është për të shumicën kurse për mua ata thanë se kam imunutet për jetë”. Doktorët në fakt nuk kanë një përgjigje të qartë për imunitetin e fiotuar nga kalimi i COVID-19, veçanërisht pas rastit të Nevada ku një burrë u infektua për herë të dytë me koronavirus. Para disa ditësh në Hollandë një grua u bë viktima e parë pas infektimit për herë të dytë me koronavirus.

 



1 Comment

  1. Bravo trump uroj te jete keshtu e ti heqesh qafe nje ore e me pare kta flliqsirat e obsh bill gates me shoke
    MAKE WORLD GREAT AGAIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *