• |
ide | kryesore

Flet Basha: Pse ndërhyra me telefon në emisionin e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka sqaruar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit se pse ndërhyri me telefon në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama. Basha tha se për të nuk ishte problem që debatoi me kryeministrin me telefon në kushte të pabarabarta.

“Hyra në telefon për një gjë të thjeshtë. Kur faktet i ke me vete, argumentet i ke me vete, ligjin e ke me vete dhe të vërtetën e ke me vete pak rëndësi ka nëse je me telefon apo je aty. Të gjithë e morën vesh që jo vetëm kemi të bëjmë me një gënjeshtar, por edhe me një frikacak që nuk pranon debat.

Ai humbi në atë debat sepse ai nuk i dha përgjigje pyetjes kryesore se ku i ka çuar 75 milionë euro me inceneratorët. Nuk ka ndodhur që një kryeministër të ngrihet ashtu nga kolltuku dhe të bëjë ato që bëri ai” – tha Basha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Në rastin e Ramës, pati një show agresiv mes palësh, ku përgjithësisht, akuzatorët e kryeministrit, duke renditur Shkullakun, Rakipllarin, apo edhe Lulzim Bashën, me ndihmën e helmuar të Berishës, patën argumente, letra e qasje krejtësisht të ngjashme, pasi kanë ardhur nga një burim, e që është Partia Demokratike.

    Këtyre akuzave, Edi Rama ju përball me duel të ashpër, duke sjellë jo vetëm argumentet për t’i hedhur poshtë, por edhe kundër-akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës.

    Çështja është se mbi këtë çështje, pra ndërtimin e tre impianteve të përpunimit të mbeturinave në Tiranë, Elbasan dhe Fier, ka pasur vetëm një shkrim të hollësishëm nga ana e BIRN, si burim jashtë politik.

  2. E mor Lul kar afili.
    Pse budallenj i kosideron ndjekesit e emisionit ti!?
    Ajo dukej qarte qe ishte e pergatitur me pare, ose si i thone regjizoret, mizanskena qe per koicidence ne shqip per rastin konkret mer nje kuptim te vertete, miza ne skene.

  3. Jo te gjithe kuptuan qe ti genjeve kur the falas dhe nuk dhe asnje cmim kur te pyeti Blendi. Vure shiritin duke anatimuar pa dhene asnje shpjegim. Me e keqja eshte se vazhdon te sillesh si Don Kishoti.

  4. Kompania Integrated Technology ëaste Fier, ka me dhjetra të punësuar me sigurime shoqërore në niptin e saj, që prej vitit 2017 e deri në ditët e sotme. Më poshtë është listë pagesa e punonjësve në Inceneratorin e Fierit, ku përveç këtyre janë me qindra punonjës nga nënkontraktorët.

    Ditët e fundit, Basha ka manipuluar shpesh publikun për ndërtimin e tre inceneratorëve në Shqipëri

  5. DHE U KAPE GAFIL . SE PALLOSHI ESHTE ROB GAFIL PREJ KOHESH . TE NJETEN GJE PO BEJE EDHE TI DHE DO TA PERFUNDOJE PO MOS TE KISHIN ARKUR KURVAT MAVI NE PUSHTET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *