• |
ide | kryesore

Gomonia e nisur nga Vlora me 1.2 ton kanabis, mediat greke zbardhin detaje nga operacioni (FOTO)

Lajme, Të fundit



Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me gomonen e gjetur më 8 tetor nga rojet bregdetare të Peloponezit, në të cilën ndodheshin 20 çanta me rreth 1.2 ton marijuanë me vlerë 6.7 mln euro. Sipas medieve greke gomonia rezulton të jetë nisur nga Vlora, ndërsa destinacioni i saj ishte shteti turk. Fakti që gomonia u ndoq nga autoritetet greke, bëri që drejtuesit të ndryshojnë rrugën dhe ta braktisin mjetin. Mësohet se lënda narkotike u shkarkua në një zonë shkëmbore afër zonës së Gythios, ndërsa oficerët grekë të antidrogës arritën të lokalizonin dhe arrestonin dy drejtuesit e skafit. Në total janë arrestuar 3 persona, me precedent penal, 2 prej të cilëve janë shqiptarë.

Gomonia me kanabis u kap pak ditë më parë gjatë një kontrolli të policisë detare afër zonës së Gythios. Gjatë aksionit të ndalimit të gomones u përdor edhe një helikopter, i cili qëlloi dhe me breshëri plumbash në të, në mënyrë që trafikantët të ndalonin.



1 Comment

  1. KRYETRAFIKANTI EDI RAMA HOQI MONATORJUMIN E SKAFEVE PER TE BERE NJERZIT E TIJ TRANSPORT MALLI DROGE APO KA NDERMEND QE TE MBYLL KUFIJT DHE MUND TE TRASPORTOJNE EMIGRANT SHPEJT SHPEJT SEPSE PER RSMEN ESHTE FITIM KOLOSAL E KA BERE GJINUSHI RUCI NANO UA NDOLOJE BERISHA ME MONATORJUM DHE ME HEQJEN E VIZAVE QE RAMA DO I KTHEJ SHUME SHUME SHPEJT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *