• |
ide | kryesore

Johnson: Anglia të përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Lajme, Planet



Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha sot se Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet për një Brexit pa një marrëveshje, pasi Bashkimi Evropian ka refuzuar të negociojë seriozisht dhe nëse nuk ndryshojnë kurs, nuk do të ketë marrëveshje.

“Unë kam ardhur në përfundimin se ne duhet të jemi të gatshëm për një marrëveshje në 1 janar që është më në përputhje me marrëdhëniet tregtare me Australinë, të cilat bazohen në rregullat e tregtisë së lirë,” tha Boris Johnson.

“Nëse nuk ka ndonjë ndryshim vendimtar të qasjes, ne do të kërkojmë zgjidhjen e tipit australian. Dhe ne duhet ta bëjmë atë me bindje të madhe “.

“Është e qartë se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të bëjë marrëveshje të tipit Kanada siç kemi kërkuar fillimisht. Duket e çuditshme që pas 45 viteve të anëtarësimit tonë (në BE) ata mund t’i ofrojnë Kanadasë kushte që nuk na ofrojnë ne”, tha Boris Johnson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *