• |
ide | kryesore

Kryedemokrati Basha akuza Ramës: Kërkon të mbushë me gjoba thesarin që zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me inceneratorët dhe rregullin e fundit për vendosjen e maskave në çdo ambient jashtë shtëpisë. Kryedemokrati thotë se thesari i shtetit zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë dhe për ta mbushur përdoren gjobat ndaj qytetarëve.

“E vetmja veprimtari e qeverisë në kohën kur çdo shtet tjetër merr masa kundër pandemisë është të gjobisë qytetarët… gjoba për bizneset, për këdo, gjoba dhe vetëm gjoba…Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me Covid. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë, mbushet me gjobat mbi qytetarët” thotë kryetari Basha. Kryetari i Partisë Demokratike thotë se përgjigja e vetme ndaj ekonomisë e kryeqeveritarit Rama është gjoba për qytetarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *