• |
ide | kryesore

Kukës/ Rrëshqitjet e dherave rrezikojnë urën, Fierza po i afrohet kuotës maksimale

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i keq ka krijuar shumë problematika në qarkun e Kukësit, kryesisht në infrastrukturën rrugore. Në disa segmente janë raportuar rrëshqitje të dherave duke sjellë vështirësi për qarkullimin e mjeteve.

Në Tropojë, ka pasur rrëshqitje në një pjese rruge afër urës së Balishajës ndërsa në fshatin Kojel një urë rrezikon të bjerë duke izoluar fshatrat Shumicë e Ahmataj. Prej disa ditësh, qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe në lartësitë prej 2000 metër mbi nivelin e detit kanë pasur edhe reshje bore. Reshjet e shiut kanë një efekt pozitiv për të mbjellat vjeshtore, por njëkohësisht kanë rritur nivelin e lumenjve dhe liqeneve. Kjo ka sjellë që liqeni i Fierzës t’i afrohet kuotës maksimale. Niveli i ujit në HEC-in e Fierzës arriti në 274 metër, ndërkohë që prurjet e ujit janë mbi 200 metër/kub në sekondë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *