• |
ide | kryesore

Meta do më shumë Margaritën se Monikën, por çfarë thotë Kryemadhi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për “deklaratën e dashurisë” së bashkëshortit të saj, Presidentit të Republikës Ilir Meta se “donte më shumë Margaritën (Tutulani) sesa Monikën”. Ajo thotë se e kupton Metën pasi sipas saj ai e ka të rrënjosur dashurinë për Luftën anti-Fashiste Nacional Çlirimtare.


“Për sa i përket të qenit i majtë dhe për sa i përket të qenit patriot mendoj që është jetësore në përditshërinë e Ilir Metës, lidhja e tij familjare me luftën anti-fashiste Nacional Çlirimtarë. Unë e kuptoj që dashuria e sinqertë e Ilir Metës është më e madhe për Margarita Tutulanin se për mua.


Pse e them këtë? E them sepse adhurimi i Ilir Metës për heronjtë e luftës nuk është tani, por që kur ka qenë student i dhjetorit. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe ka qenë përballë Ramz Alisë, mbrapa Azem Hajdarit, mbrapa Arben Imamit gjatë kohës që ndërtohej pluralizmi.

Një nga arsyet e distancimit të Ilir Metës ishte lufta Nacional-Çlirimtare, ishte rrënimi i vlerave dhe ndërtimit e rindërtimit të Shqipërisë në ato vite, pavarësisht politikës. Unë mund të jem pak më tolerante, por Ilir Meta nuk të toleron në këtë gjë.

Unë nuk kam parë që dekorohet ndonjë për së gjalli. Unë jam parë vetëm ambasadorë që dekoron ambasadorë pafund për hapje negociatash, por unë negociata nuk kam parë deri më sot. Të jeni të bindur që dashuria e Ilir Metës për Margarita Tutulanin është e sinqertë. Mos harroni që dhe Afërdita Tutulani, motra e Margarita Tutulanit ka qenë një nga themelueset e LSI” – tha Kryemadhi në emisionin “Java” në RTSH. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Të gjithë ata që kanë dhënë jetën për çlirimin e atdheut në ndeshje me pushtuesit e huaj, duhen nderuar si dëshmorë të luftës për liri. Por titulli i “heroit” nuk mund tju jepet të gjithëve.
    E quaj marrëzi pretendimin e karagjozit Rama, që ata që janë nderuar me titullin “hero i popullit” e që kanë vdekur para shumë kohësh, nuk duhen dekoruar më.
    Herojtë e kombit duhen përkujtuar në datat e lindjes e të vdekjes së tyre, e dekoratat janë një mënyrë e rivlerësimit të tyre.
    Na la komunizmi shumë tituj “herojsh” që me rishikimin e historisë me fakte e dokumenta, nuk e meritojnë ate titull.
    Nuk mund të quhen emisarët komunistë që shkuan në zonat veriore për të propoganduar komunizmin e luftuar patriotët antikomunistë, si “Heroj të Vigut” që paskan luftuar për çlirimin e Shqipërisë.
    A mos duhet të quajm[ heroizëm edhe mbështetjen e brigadave partizane jugosllave , nga ato shqiptare, për masakrën tragjike të Tivarit , ku mbrende disa ditësh u vranë 4 mijë djem të rij shqiptarë të pa armatosur, nga viset shqiptare në ish Jugosllavi ?
    Armenët për një ngjarje të tillë të ngjashme me ish perandorinë turke, vazhdojnë të ngrejnë zërin në OKB për këtë genocid.
    Përse heshtet për masakrën e Tivarit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedenonë e Veriut nga partitë shqiptare ?
    Italianët ishin shtet agresor gjatë luftës së dytë botërore e megjithate vazhdojnë të denoncojnë krimet monstruoze të brigadave komuniste partizane, ndaj popullsisë civile italiane në rrethinat e Triestes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu