• |
ide | kryesore

Pompeo fajëson Turqinë për ndezjen e situatës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Lajme, Planet



Forcat armene dhe azere luftuan në përleshje të reja të premten, duke sfiduar shpresat për t’i dhënë fund luftimeve gati tre javësh mbi enklavën e Nago-Karabakut, kurse Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo fajësoi Turqinë për ndezjen e situatës duke armatosur azerianët.

Ky është shpërthimi më i keq i dhunës në Kaukazin e Jugut që kur Armenia dhe Azerbajxhani hynë në luftë për enklavën në vitet 1990.  Luftimet rrezikojnë të krijojnë një katastrofë humanitare, veçanërisht nëse përfshihet Rusia dhe Turqia.

Nagar-Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është i populluar dhe qeverisur nga armenët etnikë, shkruajnë mediat e huaja.

Turqia ka rritur eksportet ushtarake gjashtë herë këtë vit për aleatin e saj të ngushtë Azerbajxhanin. Rusia, ka një pakt mbrojtje me Armeninë. Agjencia e lajmeve RIA njoftoi se marina ruse kishte filluar stërvitje të planifikuara ushtarake në Detin Kaspik.

Të premten kishte shenja të tjera që një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia u ra dakord të shtunën e kaluar, për të lejuar palët të shkëmbenin të arrestuarit dhe trupat e të vrarëve. Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra tjetrën për fillimin e sulmeve dhe secili tha se ka të drejtë. Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovanisyan tha se Azerbajxhani kishte kryer bombardime artilerie të Nago-Karabakut nga veriu, “me mosrespektim total të armëpushimit humanitar”. Ai shtoi se forcat azere ishin zmbrapsur dhe kishin pësuar humbje të konsiderueshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *