• |
ide | kryesore

Raporti i Europolit: Pandemia rriti ndjeshëm krimin kibernetik

-Instant, Lajme, Planet



Europol publikoi një raport të detajuar mbi krimin kibernetik dhe përhapjen e tij gjatë kohës së pandemisë. Pandemia, ka bërë që shumica e kompanive të aplikojnë punën nga shtëpia, ka nxjerrë në pah disa probleme madhore mes të cilëve abuzimi seksual i fëmijëve. Sipas raportit përgjatë kësaj periudhe faqet online të cilat transmetojnë në kohë reale abuzime seksuale me të mitur janë dyfishuar duke bërë që autoritetet ligjzbatuese ta kenë thuajse të pamundur për t’i identifikuar.

Përdorimi i platformës “Encrochat”, ka mundësuar grupet kriminale të flasin lirshëm mes tyre. Europol nisi një hetim për këtë platformë komunikimi ndërsa tashmë ka arritur të hyjë në sistem dhe të bëjë zbardhjen e të gjitha bisedave. Në raport thuhet se shumë shpejt grupet kriminale do arrijnë të hakojnë dhe zërin biometrik për të siguruar të dhëna deri te kartat e kreditit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *