• |
ide | kryesore

Shfaqen problemet e para shëndetësore/Gratë e uzinës së Ballshit në ditën e dytë të grevës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gratë që hynë në grevën e urisë ditën e djeshme në Ballsh kanë shfaqur problemet e para shëndetësore. Për këtë arsye pranë mjediseve të uzinës kanë mbërritur mjekët e spitalit të Mallakastrës. Shumica e grevisteve kanë tension të lartë, por ato thonë se ilaçet do t’i marrin në mjediset e grevës.

Gjatë natës kanë qëndruar 10 gra, ndërsa ditën në mbështetje shkojnë edhe koleget e tyre. Ato i kanë bërë thirrje të gjithë grave të Shqipipërisë që të sensibilizohen me to për të fituar këtë betejë për të drejtat e tyre, për marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e naftës. Jashtë mjediseve ka punonjës të tjerë të uzinës të cilat janë në mbështetje të grevisteve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *