• |
ide | kryesore

(VIDEO) Albin Kurti i bën thirrje shqiptarëve që të votojnë Joe Biden, del haptazi kundër Trump

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti  i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë Joe Biden si Presidentin e ardhshëm të shtetit amerikan, ndërsa është shprehur kundër Presidentit aktual, Donald Trump.

Përmes një videomesazhi të shpërndarë në ‘Facebook’, Kurti deklaroi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, – ka thënë Kurti, i cili goditi indirekt edhe Presidentin Trump kur tha se “një Shtëpi e Bardhë e Joe Biden-it do të risjellë udhëheqjen aq të nevojshme amerikane në botën e rrezikshme që po hasim sot”. 

Albin Kurti ishte viktimë politike e amerikanëve dialogues të drejtuar nga Riçard Grenell, amerikanit mik të Trump që ky i fundit e caktoi si të dërguar special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi. Përplasjet Kurti-Grenell nisën që kur Kurti mori karrigen e kryeminsitrit dhe vazhduan edhe pas 45 ditëve që ai drejtoi si shef ekzekutivi Kosovën. Kurti u deklarua kundër marrëveshjes së arritur në Uashington muajin e kaluar. Grenell e quajti anti-amerikan.

Qartazi, lideri historik i opozitës së majtë në Kosovë është kundër mënyrës si administrata Trump ka ndërhyrë në marrëdhëniet dhe dialogun Kosovë-Serbi. Sot, ai përcaktohet qartazi kundër Trump dhe pro ish-zëvendës Presidentit amerikan në vitet e Barak Obamës, Joe Biden. ©LAPSI.AL 



9 Comments

  1. ZOTI ALBIN MOS U PERZIEJ NE KETO GJERA SE NUK JANE PER TY,POR MISIONI JUAJ DHE I YNI ESHTE TE JESH KRYEMINISTER I KOSOVES SE BASHKU ME DITMIR BUSHATIN PRESIDENT I KOSOVES SHUME SHPEJT

  2. E paarsyeshme qe shqiptaret te nderhyjne me preferencat e tyre ne zgjedhjet e nje populli tjeter. Aq ma pak te tentohet te nderhyhet ne SHBA. I takon popullit amerikan te vendos se kush do jete presidenti i tyre. Shqiptaret duhet ta respektojne e te bashkepunojne me te zgjedhurin e popullit amerikan.

  3. ik ore komunist i karit. Ca te duhet ty me zgjedhjet? Ti nuk dite te krijosh dhe te mbash qeverine tende u tregon te tjereve per ke te votojne.

  4. Pasojat e renda vijne shpesh nga dobesia dhe jo dashakeqesia e udheheqesve te rendesishem. Rasti i Obames eshte me i shkelqyeri. Biden e ka me shumice te pakten njeren nga te dyja. Dmth, ai nuk udheheq as familjen e vet, si mund te varesh shpresa qe do udheheqi boten? Nese nuk udheheq ai, ato qe supozohet se do udheheqin nuk i njeh asnje prej nesh sepse nuk kane patur kurre pushtet ne SHBA. E vetmja gje qe dime eshte se jane neo-marksiste pa komplekse. Kur ka qene hera e fundit qe marksistet kane qene te mire per Kosoven? Shume Kosovare do permendin Titon dhe Enverin. Ndoshta dhe Albini eshte njeri prej tyre.
    Edhe dicka, te majtet radikale neper bote jane shume me kunder bombardimeve ne Serbi se radikalet e djathte si Bolton psh. Per ta ajo nderhyrje u bazua ne nje mashtrim te bere per te justifikuar interesat hegjemone dhe imperialiste amerikane. Pra per ta krimet kunder shqiptareve dhe eksodi jane faksifikime. Ke me dhjetera shkrime dhe dokumentare per kete pune.

  5. Hahaha ja dhe lideri tjeter global. Meqe nuk jane ne gjendje te rregullojn avllin e tyre kane dale te rregullojn avllin e nje vendi mijra e mijra km larg. A keni pak tru ne kok o njerez ?! A llogjikoni ?!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *