• |
ide | kryesore

Basha publikon mesazhin e biznesmenit në “Kombinat”: Po falimentojmë nga taksat, kemi ulje drastike të xhiros (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon mesazhin e pronarit të një furre buke në Kombinat, i cili rendit taksat që paguan.


Mes të tjerash, biznesmeni thekson se është drejt falimentit, pasi muaj për muaj është i detyruar të paguajë një sërë taksash, si dhe 40 mijë lekë TVSH, që sipas tij, shkon shumë rëndë.


“Unë quhem Bardhi Leka. Kam hapur një biznes furrë buke që në vitin 2012. Filloi duke rënë puna në 2014-2015, filloi duke ra puna gjithë. Pastaj na futën dhe këtë skemën tjetër që prisni kuponat se nuk ka problem deri në, ta kaloni 20 milion lekëshin e vjetër që nuk ka problem. Ne e premë dhe na futën në skemën e TVSH-së pastaj. Në 2018-ën, në prill të 2018-ës, na futën në skemën e TVSH-së. Aty pastaj filluan dhe ranë të gjitha gjërat përtokë. Erdhi këtu i pari, erdhën këtu të gjithë tatimet, ke kalu këtë, ke kalu atë. Na futën me TVSH. Këtu tani është vetëm për mbijetesë o zotëri. Vetëm këtu po ta shikosh, te ekonomisti, se sa shkon kostoja. 600 mijë lekë i jap ekonomistit veç në vit, veç për këtë punë, se më bën bilancin muaj për muaj. Muaj për muaj është i detyruar ta bëjë. 40 mijë lekë TVSH në muaj, prap kosto shkon shumë rëndë. Drejt falimentimit!”, thekson ai.

3 Comments

  1. Pra ky po thote se po FALIMENTON sepse paguan 40 mije lek ( te vjetra ) T.V.SH ne muaj ?

    Mos thoni budallalliqe te tilla se ai 40 mij lek i pi vetem kafe ne muaj.
    Ka filluar fushata dhe do degjojme dhe shikojme plot debillliqe nga te dyaja palet .

  2. Sali Berisha, konsiderohet, e jo patjetër nga kundërshtarët e drejtpërdrejtë politikë, si ndotësi më i madh ligjërimit publik në Shqipërinë post-komuniste. Nuk është fjala thjesht për një akuzues të rëndomtë për konsumin e zakonshëm politik; është një shfrenim njerëzor në gjuhështhurrje, me etiketime të gjithëçfarshme ndaj kundërshtarëve politikë, të kujtdo që i ka dalë para, edhe brenda PD-së madje, sa, me gjuhë populli, mund të thuhet “mos rrafsh në gojën e tij”.

    I ardhur nga mjekësia, një profesion që të dikton humanitet, edukatë, ndjeshmëri në komunikimin njerëzor, deri dhe një gjuhë të kultivuar që shëron, ai nuk ka shfaqur për asnjë çast të tilla cilësi. Që ditën kur nisi të ushtrojë pushtet, ai ia hoqi njerëzoren politikëbërjes, duke promovuar paskupullsinë në fushën etike, deri në çaktivizimin e kësaj të fundit në gjithë ligjërimin e tij personal e të lidershipit të PD-së.Ja biznesmenet e bashes si i ben llogarite basha 7 here 7=42 keshtu i ben llogarite dhe ky shpellkari bicnesmen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu