• |
ide | kryesore

Dua Lipa reagon ashpër pas akuzave se nuk rrespektoi masat covid gjatë xhirimeve

-Instant, Paparazzi, Slider



Gazeta britanike “The Sun” bëri të ditur disa orë më parë se këngëtares shqiptare Dua Lipa i ishin pezulluar xhirimet për videoklipin e saj të ri, pasi nuk kishte zbatuar rregullat anti-Covid.
“Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”, tha një banor i zonës sipas “The Sun”, ndërsa shtoi se “dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”.

Gazeta britanike The Sun citoi një banor duke thënë se “Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”.
Fotografitë e publikuara nga gazeta tregonin dhe momentin kur makina e policisë mbërriti në vendin e xhirimeve.

Por, këto lajme duket se e kanë revoltuar këngëtaren shqiptare, e cila ka reaguar nëpërmjet InstaStory-t duke shkruar një status të gjatë.

25-vjeçarja ka hedhur poshtë fjalët se xhirimet ishin ndërprerë për këtë fakt, teksa bën të ditur se avokatët e saj kanë kontaktuar tashmë me gazetën.
“Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos time në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid. Kjo është plotësisht e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar. Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.
Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim.“, ka shkruar Dua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *