• |
ide | kryesore

“Ishte e dehur, nuk e kuptoi çfarë ndodhi”: përgjimet fundosin Robinhon, që abuzoi me vajzën shqiptare

-Instant, Sport



Një javë. Kontrata e Robinhos me Santos zgjati vetëm 7 ditë, pastaj skandali. E parashikuar deri diku, në kohën kur braziliani është ende nën proces në Itali me akuzën e përdhunimit për një ngjarje që i takon 2013. Robinho e avokati i tij Alexsander Guttierres kanë prezantuar ankimimin në Gjykatën e Apelit, duke i dhënë start një cështje ligjore që zgjat prej 7 vjetësh. Objektivi i mbrojtjes është natyrisht ai për të treguar që bëhet fjalë për një lidhje konsensuale.

Mes përgjimeve të ndryshme të Robinhos në lidhje me cështjen, të risjella nga reporteri brazilian Lucas Ferraz, ka një frazë që e fundos brazilianin: “Po qesh sepse nuk më intereson, ajo ishte krejtësisht e dehur, nuk e di as cfarë ndodhi”. Këto fjalë të tij, që janë thënë në ditët menjëherë pas ngjarjes së inkriminuar, vetëm sa kanë hedhur benzinë mbi zjarr, duke qenë se edhe përpara se të publikoheshin shumë tifozë të Santos ishin ankuar për vendimin e shoqërisë për të firmosir me një lojtar të dënuar për përdhunim, edhe pse vetëm në gradën e parë.

Ngjarja i takon mbrëmjes së 22 janarit 2013, kur Robinho ishte lojtar i Milan. Lojtari e 5 persona të tjerë ishin në Milano, në një lokal nate në lagjen Bicocca. LViktima e dhunës seksuale të pretenduar është një vajzë me origjinë shqiptare që në atë kohë ishte 22 vjec. Robinho i mohoi akuzat, por dënimi në shkallën e parë erdhi në 2017: 9 vjet burg për të e mikun Ricardo Falco.

Tani, pas publikimit të përgjimeve, lojtari rrezikon të ekstradohet. Drejtësia italiane mund ti paraqesë një kërkesë formale asaj braziliane, që do ta vlerësojë.



1 Comment

  1. Ku eshte perdhunimi ketu nuk e kuptova fare. Te shkosh me nje femer te dehur eshte perdhunim? Jepeni lajmin tamam o lapsa jo vetem per klikime. Keto femrat qe shoqerohen me sportiste ngjajne me shume te prirura te perdhunojne se te bien viktima te perdhunimit me thene te drejten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *