• |
ide | kryesore

Konfirmohen 482 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 10 të vdekur në 24 orët e fundit

Lajme, Planet



482 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në Greqi, nga të cilat 46 shoqërohen me shpërthime të njohura dhe 19 u zbuluan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Me rastet e shtuara, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 24 932.

Njëherazi sot u identifikuan edhe 83 pacientë që trajtohen të intubuar, ndërkohë që 256 pacientë janë liruar nga spitalet.

Sot janë regjistruar gjithashtu edhe 10 vdekje të tjera, duke shkuar në 500 vdekje gjithsej në vend për shkak të koronavirusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *