• |
ide | kryesore

Kosovë/ 148 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, asnjë viktimë

Lajme, Të fundit



148 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë nga ky virus janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se rastet e reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas kryerjes së 1,028 testeve, që është shifër rekord e testimeve.

Ministri Zemaj tha se “e gjitha çfarë na duhet në këtë kohë është: disiplina, maska, distanca dhe higjiena duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze”.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më 16 tetor, janë regjistruar 16,754 raste. Prej tyre, 652 pacientë kanë vdekur dhe 14,617 janë shëruar. Kurse, raste aktive janë 1,485.



1 Comment

  1. Eshte shume interesante dhe e pa kuptueshme,se te gjitha mediat,japin qe ne mengjes situaten e pandemise ne Kosove,ndersa ,per ketu ne Shqiperi,mezi del nga fundi i dites.Kaq e veshtire eshte te merren te dhenat ne Tirane,me pare se ne Prishtine,apo mos ka dore,”rregullimi”i shifrave,simbas udhezimeve te Partise qe drejton Komitetin e specialisteve te Pandemise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *