• |
ide | kryesore

Policia vendos 678 masa administrative në 24 orë ndaj atyre që nuk mbajnë maska

Lajme, Të fundit



Punonjësit e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në ambjentet e jashtme dhe të brendshme.

Prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk kanë treguar dokumentin e identifikimit. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

 



2 Comments

  1. Zhvasni, zhvasni, se ju ka ardhur dita, kelyshe!
    Po ajrin s’na e merrni dot – te gjithe maskat i kane si shall ne gushe, bythqira!

  2. Hiqini buken nga goja familjeve ama ku me dit neser cfare nga goja do ju hiqet ndoshta dhe shumfish…. Po ajrin qe do thithim nuk e hiqni dot se nuk e keni ju ne dor…. se po ta kishit cfar nuk do benit. ta dini sa te mjer jeni dhe ne cfare ahzabi keni hyre nuk do flinit dot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *