• |
ide | kryesore

Presidenti po merr rolin e liderit të opozitës? Basha: Vetëm nëse ju mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot se kryeministri Rama me qeverinë e tij “janë një grup kriminal” që kanë për qëllim ta lënë të përparojë kriza ekonomike dhe nga pandemia. Sipas kryedemokratit, qeveria synon “të vjedhë paratë e qytetarëve”.

“Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës”, tha Basha në konferencën me gazetarët nga selia blu.

Ndërkaq, Basha u pyet nga gazetarët për Marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilën duket se kryedemokrati nuk po flet më, e kësaj çështje po i jep më shumë zë Presidenti Ilir Meta.

Pyetje: A po e merr Presidenti Ilir Meta rolin e liderit të opozitës?

Basha: Vetëm nëse ju mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit.
Ai është në rolin e tij ndërsa beteja jonë për standartet zgjedhore ka qenë dhe është betejë e përditshme, por s’mund ti mbivendoset krizës që po bëjnë kërdinë në tavolinën xhepat e shqiptarëve. E qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë dhe krizën të përparojë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, t’i vjedhë e gllabërojë. Këto janë llogaritë e grupit strukturuar kriminal të Edi Ramës.

Pse të paguajë ai, për pensionistët të papunët, bonus për mjekët e infermierët, pse të rimbursojë paketën e ilaceve për ata që trajtohen me covid kur sa më të varfër të jenë që më lirë mund tua blej votën?

Se kur të jenë për bukën e gojës ua mbyll gojën kur të jenë edhe më të uritur e më të lodhur me një 50 mijë lekësh për të qëndruar në shtëpi e mos votuar kundër bandës me të cilën qeveris.
Kjo është llogaria e Edi Ramës, ta cojë gjendjen sa më keq që pastaj të shpërndajë ndihmë me pikatore.



3 Comments

  1. Edhe këto pyetjet provokative se presidenti ka marë rolin e udhëheqësit të opozitës, janë pjesë e strategjise tinzare propogandistike të Ramës, ashtu siç ishte strategjia për të ndaluar koalicionet.
    Si është e mundur që shumë shqiptarë e hanë mashtrimin e trashë se “Luli fle” ?
    Është fare e kjartë se Rama nuk ka asnjë shpresë të marë vota nga elektorati i PD. Këtë diversion e bën në sinkron me “opozitarë” si Patozi apo Murrizi që përpiqen të tërheqin elektoratin gri me shumë pak shpresë se mund të fitojnë ndonjë deputet.
    Në fakt nuk është Ilir Meta që po bën shefn e opozitës.
    Ai po bën me sukses taktikën për të përçarë PS nga Rilindja, e fakti që Rama është bërë si i tërbuar kundër Metës, është tregues se ja ka frikën kësaj përçarje.
    Meta nuk e ka fshehur asnjëherë që ka bindje socialiste e me bindje politike kanë qenë të gjithë presidentët e tranzicionit, përfshi edhe gjeneral Moisiun.
    Nëse presidentët e tjerë , duke mbështetur një parti, mund të akuzohen se dalin nga petku i presidentit apartiak, Meta nuk po mbështet asnjë parti, por si president në mbrojtje të kushtetutës, po kritikon një sekt korruptiv mbrenda partisë socialiste.
    Në fakt, jo vetëm presidenti, por i gjithë opinioni publik shqiptar duhet të demaskonte me forcë që ky grup sektar i PS, ka përlyer nocionin “Rilindje”, që përfaqëson grupimin e emrave më të ndritur të kombit shqiptar.
    A mund të identifikohet si “rilindas” Gjushi, Tualet Palla, Lal Plehu e gjithë deputetë, ministra e kryetarë bashkie me të kaluar kriminale që ka përzgjedhur e vazhdon të përzgjedh Rama ?
    Si mund të lejohet që ky grup mafioz të identifikohet me faqen më të ndritur të historisë së Shqipërisë, Rilindjen Kombëtare ?
    Është pranuar Partia socialiste që erdhi nga PPSH, si një forcë politike në kuadrin e pluralizmit demokratik, kur ajo pranoi këtë sistem perëndimor e hoqi dorë nga diktatura e proletariatit, por nuk ka sepse të pranohet një grupim që po e mban pushtetin vetëm në sajë të mbështetjes së botës së krimit mafioz

    1. ME DUKESH SI PJESTAR I STRUKTURAVE TE KARTA TE PD-se
      SEKTI RILINDAS ESHTE PER TJA QIRE ROPT , ME I KEQI . POR EDHE KETA QE MBRNE TI JANE ATY ATY . RAKA ESHTE KRYEKURVE POR EDHE BASHE EDHE META ESHTE NJE KURVE QE NE PRSPEKTIVE TE BEHEN KRYEKURVA SI PALLOSHI I KRISTAQIT . ME THUAJ KUSH LIGJ APO KOD I NDALON KETA ?

  2. edhe PD nga PPSH doli o klluf prandaj kryetar kishit shpellarin Berisha, ish sekretar Partije i Spitalit dhe gjithe sigurimin e shtetit e ke ne PeDe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *