• |
ide | kryesore

Rëndohet gjendja nga Covid, Belgjika mbyll baret dhe restorantet

Arkiva, Planet, Të fundit



Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19 Belgjika mori vendim që duke nisur nga e Hëna të mbyll të gjitha kafenetë dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore.

Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka bërë të ditura këto masa, pas takimit me ekipin për kriza të Qeverisë belge, duke paralajmëruar se sëmundja COVID-19 është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale”. Me më shumë se 10,300 viktima Belgjika është një prej vendeve të prekura nga ky virus në Evropë.

Brukselit ka urdhëruar baret dhe kafenetë të mbyllen që javën e kaluar, mirëpo njoftimi i së premtes zgjeron masën në gjithë vendin.

Kufizimet e reja përfshijnë edhe orën policore nga mesnata deri në 5 të mëngjesit – me qëllim të parandalimit të njerëzve që të organizojnë festa dhe grumbullime në shtëpi po ashtu edhe ndalim të shitjes së alkoolit pas orës 20:00.

Ndërkohë që kryeministri ka theksuar sërish që puna nga shtëpitë duhet të bëhet norma e re, teatrot dhe kinematë janë të lejuara të qëndrojnë të hapura, duke respektuar distancën fizike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *