• |
ide | kryesore

Si të mbani një make up të rregullt edhe nën mask

-Instant, Paparazzi, Slider



Tani që maska është një nevojë, por edhe detyrim për disa njerëz, duhet të përshtatemi. Një problematikë që haset nga vajzat dhe gratë është qëndrimi i make up-it poshtë maskës. Gjatë mbajtjes së saj fondatina dhe buzëkuqi fshihen, duke bërë dhe maskën të ndotet më shpejt.

Do të gjeni këtu disa mënyra që do ju ndihmojnë në përditshmëri.
1. Nëse ju përdorni një fondatinë kremoze, këshillohet që sipër saj të vendosni pudër pluhur ose të presuar, në varësi të llojit që mund të keni. Kjo do i jap një qëndrim më të gjatë dhe efekt më mat.

2. Një tjetër problem janë buzët. Edhe pse mbajtja e maskës është më e shpeshtë tani, përsëri në momentin që e heqim në lokal apo restorant, duam që buzët të na duken bukur. Sugjerohet që të përdorni buzëkuqin mat. Qëndron gjatë dhe nuk lëshon shenja poshtë maskës.

3. Por nëse për ju janë më praktikë buzëkuqët kremozë dhe me shkëlqim, e kemi një zgjidhje dhe për këtë. Mund të aplikoni pudër transparente pas aplikimit të buzëkuqit. Do të bëhet pak më mat dhe do të qëndrojë më gjatë.

4. Gjithashtu një produkt që po shtohet në çantat e vajzave është make-up fixer-i, i cili ndihmon për qëndrim më të gjatë të gjithë produkteve që përdorni në fytyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *