• |
ide | kryesore

Trump nis fushatën për rizgjedhje në Michigan dhe Wisconsin

Lajme, Planet

Presidenti Donald Trump ka nisur fushatën për rizgjedhje në Michigan dhe Wisconsin të shtunën, përpara se të nisë një turne në shtetet perëndimore për të rritur mbështetjen, pasi sondazhet kombëtare tregojnë se ai ndjek rivalin e tij demokrat Joe Biden.


Disa ditë pasi u rikuperua nga COVID-19 dhe vetëm dy javë e gjysmë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, Trump po zhvillon tubime në të gjithë vendin, në përpjekje për të siguruar shtetet kryesore që ai fitoi katër vjet më parë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.


Ish-biznesmeni nga Nju Jorku mbizotëroi në Michigan dhe Ëisconsin në 2016, por sondazhet tregojnë është pas Biden, ish nënkryetarit, në ato shtete, për këtë vit.

Këshilltarët e Trump kanë parë prej kohësh Michiganin dhe Uisconsin, si dhe Pennsylvanian, si çelës për shanset e tij për t’u rizgjedhur. Presidenti po luan gjithashtu mbrojtje në bastionet tradicionale republikane, duke përfshirë Arizonën, ku ai planifikon të bëjë fushatë të hënën dhe Xhorxhia, ku bëri fushatë të premten mbrëma.

Trump mbetet pas rivalit të tij në sondazhet e opinioneve Janë më shumë se 23 milionë amerikanë që kanë hedhur votën tashmë. Biden planifikon të qëndrojë në shtetin e tij të Delauare të shtunën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu