• |
ide | kryesore

Video/ Cadiz i bën ‘gjëmën’ Real Madrid: Granda thyen Sevillan e Suarez… vazhdon të shënojë

-Instant, Sport, Video



Në Spanjë, La Liga ka qenë në mbrëmjen e befasive. Real Madrid turpërohet në shtëpi nga Cadiz, që mbërrin në vendin e dytë në kampionat, por duke luajtur numrin më të madh të ndeshjeve. Granda, skuadra që nxorri jashtë Europa League Teutën, ka mposhtur minimalisht Sevilla, ndërsa në ndeshjen tjetër Atletico shkon të fitojë në transfertën e Vigos.

Skuadra e Zidane pëson humbjen e parë në kampionat, duke u befasuar nga skuadra surprizë e kampionatit deri tani, Cadiz. Në minutën e 16 Lozano vendosi sfidën, duke i lënë Blancos në kuotën e 10 pikëve pas 5 ndeshjesh. Nën presion merengues i vendos pikërisht Cadiz që është i dyti me pikë të barabarta 10, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Edhe Granda i bashkohet treshes së kreut me 10 pikë pas mposhti në shtëpi Sevillan. Skuadra e Lopetegui dorëzohet në golin e shënuar nga Herrera 8 minuta nga fundi, por gjërat ishin komplikuar për miqtë pas daljes me karton të kuq të Jordan në fundin e pjesës së parë. Andaluzianët janë në vendin e 9 tani, por me katër ndeshje të luajtura, ndërsa Granda 5.


Colchoneros vazhdojnë ti gëzohen blerjes së tyre të fundit Luis Suarez. Formacioni i Simeones mposhti 0-2 Celta Vigo dhe protagonist ishte uruguajani që shënoi që në minutën e 6, ndërsa llogaritë i mbylli Carrasco në shtesë. 8 pikë për Atletico Madrid në vendin e 5, pas vetëm 4 ndeshjesh, ndërsa Vigo mbetet e 12 me 5 pikë në 6 takime.

SPAIN – LALIGA SANTANDER
Granada 1 – 0 Sevilla
Celta Vigo 0 – 2 Atletico Madrid
Real Madrid 0 – 1 Cadiz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *