• |
ide | kryesore

Video/ Ibrahimovic hedh ‘në tapet’ Interin me dy gola në tre minuta

-Instant, Sport, Video



Ibrahimovic merr skenën në derbin e Milanos, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë kuqezinjve, në sfidën përballë Inter. Sulmuesi, i kthyer në fushë pasi kaloi Covid, shënoi golin e parë në minutën e 13. Suedezi e fitoi vetë penalltinë, i penguar brenda zonës, por përballë Handanovic humbi vetëm betejën e parë, me portierin që priti penalltinë, por jo goditjen e kthimit, që kaloi Milanin në avantazh.

Ende pa e kuptuar mirë Inter cfarë po ndodhte në derbi. Ibrahimovic shënoi edhe golin e dytë në minutën e 13, duke e vështirësuar shumë detyrën e të besuarve të Conte në këtë ndeshje. Natyrisht, zikaltërve i kujtohet cfarë ndodhi në derbin e fundit, kur rikuperuar nga 0-2 në 4-2 dhe shpresojnë që historia të përsëritet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *