• |
ide | kryesore

Video/ Juventus e pëson si Liverpool: shikoni golin e anulluar Moratës ndaj Crotones

-Instant, F1, Sport, Video



Juventus frenohet sërisht dhe Pirlo tani duhet të shohë me kujdes cfarë nuk funksionon në skuadrën e tij. Pa Ronaldon, jashtë për shkak të Covid, e gjithë vëmendja ishte tek Federico Chiesa, që dështon në debutim, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë me rezultatin të fiksuar në 1-1, që nuk ndryshon më pas deri në fund. Morata shënoi golin e parë pas rikthimit në bardhezi, por mund të kishte shënuar dygolësh, nëse VAR nuk do ta kishte anulluar për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Nuk ishte një ndeshje brilante e bardhezinjve, që e panë veten në disavantazh që në minutën e 12, kur Simy realizoi me penallti. Shumë të rinj në skuadër për ti dhënë pushtet fanellës: Frabotta e Portanova, Kulusevski e Chiesa. E megjithatë bardhezinjtë e spostojnë lojën drejt portës kundërshtare, duke barazuar në minutën e 21 me Alvaro Moratan. Spanjolli shfrytëzoi një asist të Chiesa duke shënuar golin e parë në ndeshjen e dytë me bardhezinjtë.

Përmbysja e rezultatit tani dukej cështje kohe, por në fakt nuk ndodhi kështu. Juventus nuk di të gjejë hapësira, askush nuk bën diferencën në një kundër një dhe i vetmi që bën punë i vetëm është Morata. Gjërat u komplikuan edhe më shumë në të 60 kur Chiesa ndërhyn me takë mbi kundërshtarin, duk u ndëshkuar me karton të kuq, në ndeshjen e parë si bardhezi. Rabiot e Cuadrado në fushë dhe pikërisht kolumbiani jep superioritet me driblimet e tij dhe mund të kishte qenë karta fituese nëse në pasimin e tij, Morata nuk do të kishte pasur këmbën disa centimetra para mbrojtësit të fundit.

Kështu, në tre ndeshje të luajtura (me Napolin fitoi në tavolinë) Pirlo ka marrë një fitore kundër Sampdorias e dy barazime kundër Romës e Crotones. 8 pikë nuk janë shumë për një skuadër kampione në fuqi, që e sheh Milan tashmë ti largohet 4 pikë, në vetëm 4 javë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *