• |
ide | kryesore

Video/ Kaloi Covid, shënoi dygolësh në derbi: Ibrahimovic mund i vetëm Interin

-Instant, F1, Sport, Video



Derbi vendosët nga kampionët dhe Zlatan Ibrahimovic është i tillë edhe në moshën 39 vjecare. Suedezi mori skenën në derbin e Milanos, duke vendosur sfidën në favor të kuqezinjve me dy gola në tre minuta. Nuk arrin Inter të bëjë përmbysjen si në përplasjen e fundit ndërqytetase, edhe pse një mendim e pati, pas golit të Lukakut. Kryeson me pikë të plota skuadra e Piolit, ndërsa Conte ka vetëm 7 pikë pas 4 javëve të para të Serie A.

Një ndeshje nën shenjën e Ibras, sidomos në fillim, me shtatlartin që
i dha avantazhin e dyfishtë kuqezinjve, në sfidën përballë Inter. Sulmuesi, i kthyer në fushë pasi kaloi Covid, shënoi golin e parë në minutën e 13. Suedezi e fitoi vetë penalltinë, i penguar brenda zonës, por përballë Handanovic humbi vetëm betejën e parë, me portierin që priti penalltinë, por jo goditjen e kthimit, që kaloi Milanin në avantazh.

Ende pa e kuptuar mirë Inter cfarë po ndodhte në derbi. Ibrahimovic shënoi edhe golin e dytë në minutën e 16, duke e vështirësuar shumë detyrën e të besuarve të Conte në këtë ndeshje. Derbi spektakolar në Milano, me Interin që u përgjigj menjëherë pas dy golave të shpejtë të Milan. Romelo Lukaku shënoi në minutën e 29, duke rikthyer në lojë të besuarit e Conte, e duke kthyer fantazmat e derbit të fundit në mendjen e kuqezinjve, kur u rikuperuan nga 0-2 në 4-2.

Pioli u kujdes që të mos lejonte hapësira, duke përdorur kundërsulmin, ndërsa Eriksen e Sanchez nuk e bëjnë Conte të rikuperojë rezultatin edhe pse Lukaku në dy raste i shkoi fare pranë. 12 pikë për Milan, që pret i qetë tashmë ndeshjen e mbrëmjes kur Juventus të jetë vizitor në Crotone.





Në ndeshjet e tjera, Napoli bën poker përballë Atalantës, duke dhënë një provë force, ndaj një prej kundërshtarëve më në formë. Dy gola të Lozanos, Politanos e Osimhen e bën të pavlefshme që në pjesën e parë cdo tentativë të bergamaskëve për tu futur në lojë. I kotë goli i Lammers, me Atalantën që mbetet e dyta me 9 pikë, ndërsa Napoli i Gattuso (Hysaj 90 minuta në fushë) është tani i treti me një pikë më pak. Dështon keq Lazio, e mundur 3-0 në Genoa përballë Sampdorias. Për Inzaghin gjërat nuk duken mirë, ndërsa debutoi edhe Muriqi në të 59, kur zëvendësoi Caicedo, por pa lënë gjurmë në ndeshje.



ITALY – SERIE A
SSC Napoli 4 – 1 Atalanta
Inter 1 – 2 AC Milan
Sampdoria 3 – 0 Lazio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *