• |
ide | kryesore

Video/ Lewandowski e Mueller ndajnë golat në pokerin e Bayern: Reus nxjerr nga telashet Dortmund

-Instant, Sport, Video



Bayern Mynih është skuadra për tu mundur, por për ta mundur është një mision gati i pamundur. E ka provuar në kurriz Arminia Bielefield, e shkatërruar në shtëpi 1-4, pa mundur ti ndalë hapin bavarezëve që vazhdojnë ndjekjen e Leipzig (10) me një pikë më pak. Red Bull shkoi të fitonte në Augsburg, ndërsa Reus ndihmon Dortmund të mos ti ndahet Bayern në kuotën e 9 pikëve.

Tetë minuta zgjati rezistenca e Arminias në shtëpi, ose më saktë, shpresa për të marrë rezultat përballë autoblindës së Flick. Pikërisht në të 8′ Mueller kaloi në avantazh Bayern, duke e bërë shumë të thjeshtë detyrën për kampionët në fuqi. Në minutën e 26 erdhi edhe goli i dytë, që mban firmën e Lewandowskit. Polaku shërbehet nga Goretzka dhe konfirmohet një goleador i pakapshëm, ashtu si në fund të pjesës së parë kur regjistroi dygolëshin personal. I shërbyer nga Mueller, polaku i coi shifrat në 3-0.


Në pjesën e dytë Lewa lë sërisht gjurmë, por vetëm me asistin që i ktheu favorin Mueller. Sulmuesi gjerman shënoi dygolëshin personal në minutën e 51, ndërsa 7 minuta më pas Arminia realizon golin e flamurit, me Doan. Kartoni i kuq për Tolisso në të 76 e bëri që ndeshja të ekuilibrohej e të mos ndryshonte rezultat. 9 pikë për Bayern ndërsa Arminia mbetet e 14 me 4 pikë.


Në ndeshjet e tjera, Leipzig likuidon me dy gola Augsburg, duke ruajtur vendin e parë në Bundesliga me 10 pikë, ndërsa Dortmund i falet Reus për të qendruar në shinat e Bayern. Sulmuesi gjerman realizoi në të 76, duke shembur rezistencën e Hoffenheim.

GERMANY – BUNDESLIGA
Augsburg 0 – 2 RasenBallsport Leipzig
Freiburg 1 – 1 Werder Bremen
Hertha Berlin 0 – 2 VfB Stuttgart
Hoffenheim 0 – 1 Borussia Dortmund
Mainz 05 0 – 1 Bayer Leverkusen
Arminia Bielefeld 1 – 4 Bayern Munich



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *