• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni golin e anulluar për Liverpool: VAR i heq fitoren në shtesë në derbi

-Instant, F1, Sport, Video



Gol e spektakël në derbin e Merseyside që hapi javën e 5 të Premier League. Everton i rrëmbeu Liverpool një barazim 2-2, duke rikuperuar me Keane në të 20’ e Calvert-Lewin në të 81’ golat e Mané në të 3’ e Salah në të 72’. Në fund ndodhi gjithcka: karton i kuq për Richarlison në të 90’, gol i Henderson i anulluar në të 93’ për pozicion jashtë loje të Mané kapur nga Var. Barazimi i lejon Toffees të kryesojë i vetëm kampionatin.

Në Goodison Park, gjithcka kaloi në plan të dytë, sepse për Everton e Liverpool flitet tashmë vetëm për episodin e minutës së 93, kur VAR vendosi ta lërë pa fitore skuadrën e Klopp. Kur mbeti në inferioritet numerik, për shkak të kartonit të kuq të Richarlison në të 90 për një ndërhyrje vrastare ndaj Thiago Alcantara, Reds u hodhën të gjithë përpara në kërkim të fitores në derbi. Në fakt e gjetën por iu mohua në të tretën shtesë, kur Henderson mposhti Pickford. Var, anulloi gjithcka: Mané është konsideruar në pozicion të parregullt nga sistemi teknologjik në ndihmë të arbitrit, duke i dhënë sugjerimin Oliver për ta anulluar. Barazim mes rivalësh por tashmë priten polemika të forta, sepse në të gjitha rastet, edhe përmes VAR ka një tolerancë të kërkuar nga FIFA e UEFA në lidhje me pozicionet jashtë loje dhe këtu nuk është interpretuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *