• |
ide | kryesore

Video/ Sterling e bën City të fluturojë: Arsenal dorëzohet në Etihad

-Instant, Sport, Video



Suksesi i dytë në kampionat për Manchester City të Guardiolas që, pas 1-1 kundër Leeds, vazhdon ngjitjen në klasifikim duke mundur 1-0 Arsenal në Etihad Stadium. Citizens përfitojnë kështu nga ndalesa e Liverpool 2-2 në derbi dhe e Chelsea 3-3 ndaj Southampton.

Nisja e ndeshjes pa dy skuadra të impenjuara në fazë studimi gjatë të cilës asnjëra nuk arriti të vërë në vështirësi portierët respektivë. Në këtë kontekst goli i Sterling në minutën e 23’ është një rrufe në qiell të hapur, që më në fund i dha një shkundje një ndeshje pa emocione të forta.

City në fakt, pasi gjeti avantazhin, u spostua në gjysëmfushën kundërshtare për të mbyllur ndeshjen, ndërsa Arsenal veproi me rrezikshmëri në kundërsulm, duke iu falur ritmit të Saka, i aftë të provonte reflekset e Ederson më shumë se një herë. 45 minutat e para u mbyllën 1-0 për vendasit, që në pjesën e dytë kontrolluan ndeshjen, por pa bërë cmenduri në drejtim të portës së Lenos.

Përfundoi me fitoren minimale të Citizens, që tani e shohin veten vetëm dy pikë larg Arsenal: për londinezët, pas 3-1 kundër Liverpool, kjo është humbja e dytë kundër një skuadre favorite për titull.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Everton 2 – 2 Liverpool
Chelsea 3 – 3 Southampton
Manchester City 1 – 0 Arsenal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *