• |
ide | kryesore

Vlorë/ Prangoset 37-vjeçari pasi dhunoi bashkëshorten dhe goditi punonjësit e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



3 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

“Sipas policisë, në pranga ka rënë një 37-vjeçar, që përveçse ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ka dhunuar efektivët e policisë në komisariat.

 

Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

Specialistet e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin N.E., 19 vjeç,  banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi në dt.16.10.2020, në aksin rrugor në fshatin Plasë, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin e markës “Volksëagen”,  pa leje drejtimi.

U proçedua në gjëndje te lirë shtetasi A.Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit Canabis Sattiva.

U proçeduan në gjëndje të lirë shtetasit N. M., 17 vjeç dhe M.P., 15 vjeç, banues në Ksamil, sepse në datë 14.10.2020, në lagjen nr.1 Ksamil , për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin O.K., 16 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë”, njofton policia e Vlorës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *