• |
ide | kryesore

Vrasja e biznesmenit në Himarë, dyshohet për një borxh 70 mijë euro

Arkiva, Kryesore, Lajme

Policia e Shtetit njofton se ka kapur në kohë rekord autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë. Ai është Kliti Leka, banues në Tiranë por që jetonte e punonte përkohësisht në Vlorë e Himarë. Sipas policisë autori është arrestuar në Livadh disa minuta pas ngjarjes. Motivi i krimit është ende i panjohur. Autori i vrasjes mësohet se ka qenë i pamaskuar në momentin që zbriti nga automjeti për të ekzekutuar biznesmenin Goro.


Nga ngjarja e rëndë mbeti e plagosur edhe motra e biznesmenit Goro. Viktima është kushëriri i parë i kryetarit të Bashkisë Himarë, Gjergji Goro. Nga të dhënat e para pranë grupit hetimor mësohet se autori punonte si elektricist në Himarë me një grup pune të vetin dhe pretendon se viktima i kishte një shumë rreth 70 mijë euro borxh për punimet që i kishte kryer në një objekt të ndërtuar. Më pas ai i ka thënë policisë se i kishte dhënë biznesmenit një tokë të trashëguar si nip në Himarë, për të cilën nuk kishte marrë pagesën e premtuar nga Niko Goro.


Dyshohet se ky ka qenë konflikti mes tyre, që e ka shtyrë 53-vjecarin të qëllojë me armë biznesmenin. Autori e ka pranuar krimin në deklarimin e parë te policia, si dhe është shprehur i penduar për ngjarjen. Vijon hetimi për të dokumentuar dhe zbardhur më tej krimin që tronditi Himarën.

Njoftimi i policisë për arrestimin e autorit

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë për gjetjen e armës tjetër në makinën e autorit

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

17 Comments

  1. Keta biznesmen si ky ka shume qe shfrytezojne punen e te tjerve duke ndertuar me krahet e tyre , i shesin apartamentet dhe nuk lekujdojne detyrimet por bejne si gangestera duke shit pordhe. Pordhet e medhaja grisin brekt e reja keshtu qe ketij zoteris te ekzekutuar sot ju grisen breket, le te gezoj leket tani familja e tij. Puntori nuk ka cfare humb edhe ne burg ka buke , bile 5 dite mish dhe nje dite do futet peshku.

    1. Mire ja ka bo legenit i lumte kari pushka top kush ka te drejte..biznesmena leshi hapen bythesh duke vjedh djersen e hakun e punes dhe pronen e tjeterit..

  2. Sali Berisha, konsiderohet, e jo patjetër nga kundërshtarët e drejtpërdrejtë politikë, si ndotësi më i madh ligjërimit publik në Shqipërinë post-komuniste. Nuk është fjala thjesht për një akuzues të rëndomtë për konsumin e zakonshëm politik; është një shfrenim njerëzor në gjuhështhurrje, me etiketime të gjithëçfarshme ndaj kundërshtarëve politikë, të kujtdo që i ka dalë para, edhe brenda PD-së madje, sa, me gjuhë populli, mund të thuhet “mos rrafsh në gojën e tij”.

    I ardhur nga mjekësia, një profesion që të dikton humanitet, edukatë, ndjeshmëri në komunikimin njerëzor, deri dhe një gjuhë të kultivuar që shëron, ai nuk ka shfaqur për asnjë çast të tilla cilësi. Që ditën kur nisi të ushtrojë pushtet, ai ia hoqi njerëzoren politikëbërjes, duke promovuar paskupullsinë në fushën etike, deri në çaktivizimin e kësaj të fundit në gjithë ligjërimin e tij personal e të lidershipit të PD-së.

    1. I pa emer rob shkerdhyer nuk len ven pa i fut turinjte ne mut duke shkruajtur pa lidhje.

  3. KETA TIPA BIZNESMENESH HARXHOJNE 5 MIJE EURO NE NATE ME KURVAT DHE 1 MILION HAK PUNE PUNETOREVE NUK UA JAPIN . KY PO BEHET FENOMEN NE GJITHE SHQIPERINE . POLICIA DUHET TE JETE NE ALERT , SHERRE TE TILLA JANE ME MIJRA

    1. E vertet .Nje nga keta tipat eshte edhe vllai i palloshit , mund ti kete borxh gjysmes se biznesmeneve te vegjel shqiperise . E nuk ja jep me lloj lloj preteksesh se ka shpatullat e ngrohta . Ka edhe shume te tjere si ky qe lozin me te vegjelit si macja me miun .

    2. Te gjithefe ketyre qe u japin kurvave 5milion ne nate dhè nuk u japin hakun punetoreve jepuni plumbin ne lule te ballit🗡

  4. Ka mendu se i ka krahët e mbrojtura helbete kushëri i kryetarit bashkisë dhe Ps ist.Ju duket vetja që janë bërë zotër dhe vjedhin e mashtrojnë si të duan.Është zanat i vjetër i komunistëve.Por ja që ca gjëra nuk kalojnë kollaj.

  5. Ngjarje e rende ne fakt per te dyja palet, si viktima edhe autori. Nje njeri qe punon nuk e ka te lehte te behet kriminel si edhe tjetri qe mundohet te ndertoje nje biznes nuk ka per qellim te behet mashtrues. Problemi eshte mos i bejne ndonje bust ketij Goros si viktimi e ekstremisteve shqiptare qe vrasin minoritaret.

    1. me t then te drejten kjo vetem motivin etnik duket sikur nuk ka fare….kta ndertuesit jan te famshem qe marrin te forte dhe hidhin jasht njerezit pa letra ne rregull….nuk paguajne krahun e punes mjeshtrave te pallatit etj etj….edhe gjynaf por edhe icik drejtsi hynore kur ajo shoqerore mungon fare ke ne

  6. Ajo zone eshte kaos .
    Nepermjet fallsifikimeve shume politikane kane marre ne menyre abuzive shume toka duke nxitur ngjarje te tilla

  7. Ja ka bere -mire,-do qeruar keta plehra qe jane bere -biznesmene-me te vjedhur ,me te mashtruar ,me te grabitur ,me djersen e tjetrit .Por ketij i eshte dukur vetja i -pa prekshem-se na qenkerka kushuri me kryetarin e bashkise.Te lumte gryka e pushkes more -KLITI-

  8. Viktima eshte biznesmen i vogel, pronar bar-restoranti. Ka nje lokal te vogel, por ne vend te mire, ne qender te Himares. Nuk eshte ama biznesmen ndertimi. Paska djalin e xhaxhait kryetar bashkie, do ket pas 5 lek nga lokali dhe do ket dashur te beje kercim nga kategoria e prshave te lehta tek ajo me lart. Nuk i ka bere mire llogarite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu