• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Tiranë – Durrës, humb jetën një 60-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës mbrëmjen e sotme ku një automjet ka goditur një këmbësor i cili ka humbur jetën. Policia njofton viktima është 60-vjeçar ende i paidentifikuar.

Sipas të njëjtave burime ai është përplasur nga një automjet ”Peugeot” me shofer SH.A i cili është shoqëruar në komisariat. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50 në Maminas dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë përplasje fatale. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *