• |
ide | kryesore

Pse Basha po i tregon plehrat me gisht

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Lulzim Basha ka vënë një bast. Mes qindra aferave korruptive, mes skandaleve të pafundme të kësaj qeverie, mes vjedhjeve ditën për diell nga fitues tenderash të panjohur të strehuar në parajsa fiskale, ai ka zgjedhur të përqëndrohet tek tre koncesionet e inceneratorëve.


Lexo me tej:


Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar miliona euro të dhëna nga qeveria?

Për ta mbajtur atë lajm të parë, ai po bën gjithçka.

Prej mëse një jave del përditë në konferenca shtypi, ku çdo shembull e merr nga tre djegësit e plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Për ti dhënë vizibilitet asaj, nuk nguroi të futej për herë të parë live me telefon në “Opinion” duke shkaktuar të parën përballje mediatike në një studio televizive me Ramën, madje për ta lëvizur gishtin edhe më shumë në plagë, zhveshi kollaren dhe rendi ta zbërthejë këtë megagrabitje edhe në Zonën e Lirë të Arian Canit.

Nuk ka diskutim se Lideri i PD-së është i bindur që ka zbuluar “gralin” që mund ta sjellë në pushtet.

Ç’ ndryshim ka mes inxhinjer Enidit që paguhet nga inceneratorët dhe kryeministrit Edi
Vetëm nënyra e çartur si u soll kryeministri në “Opinion”, memecëria e tij për të treguar emrat e pronarëve realë që deri më tani kanë futur në xhepa 75 milionë euro; gër – mëret banale për t’iu shmangur pyetjeve se përse i dha këto miliona, pa trendera dhe pa garë, tek i njëjti person që nuk kishte as para, as eksperiencë dhe as garanci; sherret personale me gazetarët për të hequr vëmendjen nga vullneti i babzitur që prodhoi 14 vendime qeverie në një ditë; stërkalat e pështymës që lëshonte, në kohë pandemie, mbi fytyrat e bashkëbiseduesve, vetëm për të mos thënë se përse inceneratorët janë paguar nga buxheti pa e kryer punën, janë shenja të mjaftueshme për të treguar se këtë herë Basha e ka kapur rivalin e tij me preshë në duar.

S’ka fund gallata në rrjet me performancën e Ramës në “Opinion” (galeria e memeve)

Skema e këtij skandali është qartaz ajo e një vjedhjeje klasike njësoj si tek unaza e re: qeveritarë që nxjerin para nga buxheti për projekte falllco, ia kalojnë ato investitorëve anaonimë të regjistruar në parajsa fiskale dhe që pastaj marrin pjesën e tyre pasi milionat mbërrijnë në ishujt paradisiakë.

Në këtë kuptim, opozita ka gjetur ilustrimin perfekt për të demostruar batërdinë që po ndodh në këtë vend.

Por, përqëndrimi i vëmendjes tek kjo aferë e tejkalon interesin e denoncimit të një megavjedhjeje. Ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është dëshmia se si kjo bandë nuk ka gjetur vetëm mënyrën për të rrëmbyer paranë, por njëkohësisht ka ngritur një sistem ku grabitja të jetë e pandëshkueshme.

Fakti që Lulzim Basha po sfidon përditë SPAK-un dhe me emër personal shefin e këtij organizmi të sapongritur, që me sa duket është tredhur ende pa lindur, jep mesazhin e tmerrshëm se edhe drejtësia e re e ndërkombëtarëve është qepur si një kostum “sur mesure” për të amnistuar batërdinë.

Fakti që për një kohë të gjatë edhe pjesa më e madhe e mediave, me sa duket nën trysninë e parasë, prodhoi reportazhe që tregonin se si po pastrohet Elbasani dhe mbyllli sytë për shkeljet flagrante të një skandali që nuk ke ku ta kapësh, dëshmon se i gjithë sistemi ka qenë i paralizuar nga lidhja mafioze privat- qeveri.

Pra, në këtë kuptim, me aferën e inceneratorëve Basha ka në duar jo vetëm kazusin perfekt të një grabitjeje spektakolare, por edhe ilustrimin se si këta grabitës kanë kapur shtetin dhe shoqërinë.

Përballja në TV për inceneratorët/ A i ngriti TV Klan kurth Edi Ramës?

Prandaj ai nuk duhet të heqë dorë nga denoncimi sistematik i saj. Por problemi i vetëm i liderit të PD-së qëndron në faktin se ai është tejet i vakët kur flet se ç‘zgjidhje do ti japë kësaj çështjeje, nëse vjen në pushtet, pas 25 prillit. Si do të rikuperojë paratë e avulluara dhe si do ti thotë stop një projekti të konceptuar jo vetëm për të djegur plehërat e pakta që prodhojnë Elbasani, Fieri dhe Tirana, por edhe për ti hapur rrugë ambiciez mafioze të impotrit të mbetjeve nga jashtë?

Formulat standart se kur të vijmë ne në pushtet, drejtësia do të çlirohet nga presioni dhe do të bëjë punën e saj, duken shumë bajate të vëna në perspektivën e premtimeve të tilla që i kemi dëgjuar edhe nga Berisha i 2005 edhe nga Rama i 2013.
Prandaj krahas denoncimit të skandalit, Basha ka obligim të tregojë se si do të presë burimet që i sigurojnë një afere të tillë mbijetesën. Ai duhet të zotohet se Shqipëria nuk do të importojë kurrë plehra nga jashtë. Ai duhet të betohet se bashkitë nuk do të detyrohen të shpien punë tek këto monumente të korrupsionit edhe sikur pronësia e tyre të shitet tek pronarë të tjerë, ashtu sikurse ndodh rëndom me rotacionin e pushtetit.

Vetëm kështu denoncimi i tij do të bëhet i plotë dhe i besueshëm. Sepse, ajo që i intereson publikut nuk është përdorimi i këtij skandali për të larguar nga pushteti ata që do të ikin me valixhe plot, por rikuperimi i parave të qytetarëve dhe mospërsëritja e skemave të tilla që jemi mësuar ti shohim ti mbijetojnë edhe rotacionit të pushteteve.

©Lapsi.al

17 Comments

  1. BRAVO LAPSI DHE STAFIT TUAJ TE MREKULLUESHEM,EDI RAMA FILLOJ TE BEJ SHOW TURPI PER TE MOS FOLUR PER VJEDHJEN DHE VJEDHJET E TJERA ,POR FLM ZOTIT ,BIRN DHE ANDI BUSHATI FATOS LUBONJA ARMAND SHKULLAKU DHE CA GAZETAR QE NUK JANE AS TE BLERE AS TE FRIKSUAR PO E NXJERRIN EDI RAMEN DHE ORGANIZATEN LAKURIQ DUKE GRABITUR KETE POPULL SHUME TE VUAJTUR ME DEKADA

  2. Denoncimi eshte hap konkret!
    Dmth, ti ke fakte, dokumente, etj. dhe i publikon qe, drejtesia e nje organizmi te ri dhe me mbeshtetje, te pakten nga sa na eshte thene, nga jashte kesaj qeverie te korruptuar, te hetoje dhe te inkriminoje!
    NDERSA, premtimet se si do t’i rregulloje Basha pas 25 Prillit eventual mbeten OBLIGIM VIRTUAL , dmth., nuk ka shume rendesi nese e premton apo jo planin “sesi do t’i prese burimet qe i sigurojne nje afere te tille mbijetesen”, sikurse citon, Bushat!
    Mjaft qe ta realizoje, por ne fillim te fitoje zgjedhjet, sic edhe shpreson nje pjese e mire e kesaj gjindjeje qe ka mbetur ende ne kete vend!

  3. YMER GELBAZA KA NJE PYETJE PER EDI RAMEN? OR KY GREGU ESHTE DJALI I JUAJ APO O KRISTAQIT?! thotë:

    EDI RAMA PARA SE TE PASTROJ PLEHRAT NE SHQIPERI DUHET TE ZGJEDH HIGJENEN E TIJ PERSONALE SE MBANE ERE TE QELBUR,YMER GELBAZA KELLIRA KOL SALLAKU SKYPE CARLO BOLJA BOLINO SKENDER KURVA MINXHOZI DHE BATON HAXHIU JAN FAMILJARIZUAR ME ERE TE QELBUR SE NDRYSHE NUK MUND TE DURONIN DUKE JA FUTET LLAPEN NE BYTH EDI RAMES DHE ORGANIZATES SE TIJ

  4. Ore ky trapi me gisht ka 8 vjet qe benqe nga veza e deri tek qepa.
    Ishalla e mban mend gishtin e vet.
    Budshat ,ti ne rregull e ke por kam frike se mos ky palluqja ben autogol me gishtin e vet.

  5. Analiza e Bushatit si gjithmonë godet me realizëm korrupsionin flagrant të kësaj qeverie, gjë kjo e përceptueshme nga pjesa dërmuese e opinionin publik, që përgjithësisht është në sinkron me qëndrimin kritik të opozitës. Natyrisht këtu e kam fjalën për pjesën e shoqërisë që del mbi nivelin mesatar të inteligjencës e jo për bagëtitë apo për grupet mafioze.
    Në gjithë qëndrimin kritik të këtij analisti, i mëshohet idesë se rotacioni politik për largimin e Ramës nga pushteti, tashmë është bërë i domosdoshëm për Shqipërinë, e për këtë nuk po zgjatem se ai i ka shprehur qëndrimet e tij edhe në shkrime edhe në debate publike në televizione
    Ajo që nuk më pëlqen në analizat e Bushatit, është tendenca subjektive për ta relativizuar rolin e opozitës e të përhapjes së dyshimit për te.
    Po e nis që nga fjalia e parë me të cilën e hap këtë analizë.
    “Lulzim Basha ka vënë një bast” shkruan ai në hapje të analizës.
    Bastet mund të vihen për ndeshje skuadrash apo individësh të sportit, por jo në politikë.
    Kam vënë re se jo vetëm analistët por edhe shumë politikanë shqiptarë, veçanërisht Rama, retorikën politike e ngatërojnë me tifozërinë sportive.
    Një mendësi krejtësisht e gabuar e tepër primitive.
    Politika nuk mund të konsiderohet si sportet, se cila skuadër i fut gola më shumë sjuadrës kundërshtare, apo cili boksier e nxjerr nokaut kundërshtarin që në raundin e parë.
    Misioni i politikës nuk është për ti bërë gola kundërshtarit, por për të bindur shoqërinë, elektoratin se kush është më i aftë për të qeverisur e qeverisja normale përfshin një gamë shumë të gjërë problemesh ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, fillozofike e ideore e mbi të gjitha respektimin e shtetit ligjor demokratik.
    Nëse do flasim për “suksese” golash, unë do të vija bast se në rast se Rama do të vazhdojë të qeverisë, do ti shumëfishojë golat në …………. portën e skuadrës Shqipëri.
    E pra përse duhet ta “obligojmë” Bashën që të bëjë sa më shumë gola në portën e Ramës ?
    Për persona politikë të korruptuar “golat” duhet tja kërkojmë drejtësisë e jo opozitës apo ndonjë lideri “bajloz” të saj.
    Që drejtësia të vihet në binarët e detyrës së saj, si ekzektuese e ligjit, nuk mjafton asnjë “bajloz” si shefi i opozitës, apo edhe disa parti opozitare, por ajo duhet të vihet nën goditjet e të gjithë “futbollistëve”, gjithë shqiptarëve, ose së paku të shumicës së saj dërmuese të emancipuar..

  6. KETA PLEHRA SE PLEHERA JANE PO MBROJNE PLEHRAT ME SHUME SE CDO GJE TJETER CFAR KANE KUSH JANE KETA KRIMINEL QE SLEN AS OPOZITEN TE DENANCOJ APO DUAN REVOLUCION NE FAKTE VETEM AI I CONE GJERAT NE VEND……………………

  7. ekspertët njoftojnë se gjendja e zotit Basha është e qëndrueshme. Madje sipas tyre, gjasat janë që pacienti as që është i vetëdijshëm se është prekur nga mediokriteti kronik.

    “Përderisa ky virus nuk shkakton as temperaturë, as kollë, as vrarje mendjeje, as vrarje ndërgjegjeje, mund të themi se Basha nuk do të ketë asnjë pasojë. Madje po mendojmë që s’kemi pse ia themi fare,” kanë thënë ekspertët, të cilët kanë shtuar:

    “Tani që po e mendojmë, edhe sikur t’ja themi, ai s’ka për të kuptuar gjë. Merret vesh, përnderisa është mediokër…

  8. ZOTI BUSHATI E KENI KAPUR ME PRESH NE DORE DHE TANI EDI RAMA I KA TURRUR ZAGARET E TIJ ,YMER GELBAZEN CARLO BOLJA BOLINO SKENDER KURVA MINXHOZI ME LEH KOT PER TE DEVIJUAR THELBIN E MEGA VJEDHJES thotë:

    ESHTE KAPUR KEQ ME PRESH NE DORE EDI RAMA DHE ORGANIZATA

  9. Ne kemi shume kohe qe e kemi denoncuar kete afere superkorruptive por nuk u be aq gurgule sepse nuk i interesonte dikujt apo se dikush (ne kete rast Basha ) donte ta perdorte ne nje kohe me te volitshme per te .
    Aty ishte inceneratori , aty ishin edhe gjurmet e krimit , biles shtohen perdite e me shume , ne tv i shohim perdite fytyrat e tyre te pashqetesuara , por prape nuk u fol e perfol kaq shume . Biles kjo afere nuk eshte e vetmja . Ka me qindra e mijrea afera te tjera ( me te vogla se kjo) te bera nga sekti antishqiptar i rilindjes (ashiqare fare ) por nuk flitet pothuajse fare . Biles u mbyllen dhe po mbyllen nje e nga nje .
    Prandaj pyetja jote z.Bushati kthehet automatikisht ne nje pyetje retorike .
    Atehere , pse flitet kaq shume tani per ketet afere ? Thjeshte sepse kjo eshte nje afere e stermadhe , eshte nje afere afatgjate dhe eshte nje afere shume fitimprurese edhe ne kohe .
    Pse flitet kaq shume sot ? Thjesht sepse eshte nje pike e dobet e te gjatit tone qe Basha po e shfrytezon per pushtet . A eshte e drejte ? Patjeter . Por a fitojne Shqiperia dhe Shqiptaret nga kjo mesele ? Po , nese i shkohet deri ne fund . Por une kam frike qe do perfundoje nje flluske sapuni pasi te realizohet qellimi kryesor . Pse e tjhem
    kete ? Sepse faktet dhe historia na kane treguar qe keta gjithçka qe bejne e bejne vetem e vetem per pushtet .

    Sa krime behen ne emrin tend o popull , por ti edhe pse skllav i perjetshem asnjehere nuk kundershton .
    Nje popull qe harron eshte i destinuar te vdes , nje popull qe fle poshtrimin ka per jorgan .

    1. Turp të kesh që gënjen kaq ndyrë !
      Nuk i paska denoncuar opozita e lideri i saj Basha aktet korruptive e bashkëpunimin e kësaj qeverie me bandat e krimit, se është “vetë e përzjerë”.
      A nuk ishte opozita me lider Bashën që denoncoi me forcë kriminalizimin e shtetit mga kjo mazhorancë e që çoi në detyrimin e miratimit të ligjit të dekriminalizimit ?
      Më thuaj me emra e fakte se kush ishin ata që ligji i dekriminalizimit ju a zbuloi të kaluarën kriminale, ishin antarë të PD apo ishin krerë të PS, deputetë, ministra e kryetarë të bashkive të PS ?
      Nëse PD largoi nga vetja disa vemje të pa afta kjo nuk e ngarkon këtë parti me akuzën se mbron krimin, përkundrazi , i ka dalë punës përpara për tu pastruar nga të pa aftët që padyshim kanë propabilitetin për të hyrë në komtigjentin e krimit

      1. O KAR ME ZILE AI X ME SIPER PO FLET PER PLERAT . APO JE MILITANT PARTIE DHE TE ERDHI KEQ PER PARTINE . PTUUUUUU …….

  10. NJE DESHIRE E KAM UNE DHE FAMILJA IME,VITI 2021 ,ALBIN KURTI KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI PRESIDENT ,DHE ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU DHE FATOS LUBONJA KESHILLTAR TE QEVERISE SE ALBIN KURTIT,KOSOVA DO TE BEHET ANTARE E BASHKIMIT EUROPIAN PER 3 VJET MAX

  11. toggle menu
    Pse Basha po i tregon plehrat me gisht
    Pse Basha po i tregon plehrat me gisht
    Nga Andi Bushati – 18/10/2020
    Lulzim Basha ka vënë një bast. Mes qindra aferave korruptive, mes skandaleve të pafundme të kësaj qeverie, mes vjedhjeve ditën për diell nga fitues tenderash të panjohur të strehuar në parajsa fiskale, ai ka zgjedhur të përqëndrohet tek tre koncesionet e inceneratorëve.

    Për ta mbajtur atë lajm të parë, ai po bën gjithçka.

    Prej mëse një jave del përditë në konferenca shtypi, ku çdo shembull e merr nga tre djegësit e plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Për ti dhënë vizibilitet asaj, nuk nguroi të futej për herë të parë live me telefon në “Opinion” duke shkaktuar të parën përballje mediatike në një studio televizive me Ramën, madje për ta lëvizur gishtin edhe më shumë në plagë, zhveshi kollaren dhe rendi ta zbërthejë këtë megagrabitje edhe në Zonën e Lirë të Arian Canit.

    Nuk ka diskutim se Lideri i PD-së është i bindur që ka zbuluar “gralin” që mund ta sjellë në pushtet.

    Vetëm nënyra e çartur si u soll kryeministri në “Opinion”, memecëria e tij për të treguar emrat e pronarëve realë që deri më tani kanë futur në xhepa 75 milionë euro; gër – mëret banale për t’iu shmangur pyetjeve se përse i dha këto miliona, pa trendera dhe pa garë, tek i njëjti person që nuk kishte as para, as eksperiencë dhe as garanci; sherret personale me gazetarët për të hequr vëmendjen nga vullneti i babzitur që prodhoi 14 vendime qeverie në një ditë; stërkalat e pështymës që lëshonte, në kohë pandemie, mbi fytyrat e bashkëbiseduesve, vetëm për të mos thënë se përse inceneratorët janë paguar nga buxheti pa e kryer punën, janë shenja të mjaftueshme për të treguar se këtë herë Basha e ka kapur rivalin e tij me preshë në duar.

    Skema e këtij skandali është qartaz ajo e një vjedhjeje klasike njësoj si tek unaza e re: qeveritarë që nxjerin para nga buxheti për projekte falllco, ia kalojnë ato investitorëve anaonimë të regjistruar në parajsa fiskale dhe që pastaj marrin pjesën e tyre pasi milionat mbërrijnë në ishujt paradisiakë.

    Në këtë kuptim, opozita ka gjetur ilustrimin perfekt për të demostruar batërdinë që po ndodh në këtë vend.

    Por, përqëndrimi i vëmendjes tek kjo aferë e tejkalon interesin e denoncimit të një megavjedhjeje. Ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është dëshmia se si kjo bandë nuk ka gjetur vetëm mënyrën për të rrëmbyer paranë, por njëkohësisht ka ngritur një sistem ku grabitja të jetë e pandëshkueshme.

    Fakti që Lulzim Basha po sfidon përditë SPAK-un dhe me emër personal shefin e këtij organizmi të sapongritur, që me sa duket është tredhur ende pa lindur, jep mesazhin e tmerrshëm se edhe drejtësia e re e ndërkombëtarëve është qepur si një kostum “sur mesure” për të amnistuar batërdinë.

    Fakti që për një kohë të gjatë edhe pjesa më e madhe e mediave, me sa duket nën trysninë e parasë, prodhoi reportazhe që tregonin se si po pastrohet Elbasani dhe mbyllli sytë për shkeljet flagrante të një skandali që nuk ke ku ta kapësh, dëshmon se i gjithë sistemi ka qenë i paralizuar nga lidhja mafioze privat- qeveri.

    Pra, në këtë kuptim, me aferën e inceneratorëve Basha ka në duar jo vetëm kazusin perfekt të një grabitjeje spektakolare, por edhe ilustrimin se si këta grabitës kanë kapur shtetin dhe shoqërinë.

    Prandaj ai nuk duhet të heqë dorë nga denoncimi sistematik i saj. Por problemi i vetëm i liderit të PD-së qëndron në faktin se ai është tejet i vakët kur flet se ç‘zgjidhje do ti japë kësaj çështjeje, nëse vjen në pushtet, pas 25 prillit. Si do të rikuperojë paratë e avulluara dhe si do ti thotë stop një projekti të konceptuar jo vetëm për të djegur plehërat e pakta që prodhojnë Elbasani, Fieri dhe Tirana, por edhe për ti hapur rrugë ambiciez mafioze të impotrit të mbetjeve nga jashtë?

    Formulat standart se kur të vijmë ne në pushtet, drejtësia do të çlirohet nga presioni dhe do të bëjë punën e saj, duken shumë bajate të vëna në perspektivën e premtimeve të tilla që i kemi dëgjuar edhe nga Berisha i 2005 edhe nga Rama i 2013.
    Prandaj krahas denoncimit të skandalit, Basha ka obligim të tregojë se si do të presë burimet që i sigurojnë një afere të tillë mbijetesën. Ai duhet të zotohet se Shqipëria nuk do të importojë kurrë plehra nga jashtë. Ai duhet të betohet se bashkitë nuk do të detyrohen të shpien punë tek këto monumente të korrupsionit edhe sikur pronësia e tyre të shitet tek pronarë të tjerë, ashtu sikurse ndodh rëndom me rotacionin e pushtetit.

    Vetëm kështu denoncimi i tij do të bëhet i plotë dhe i besueshëm. Sepse, ajo që i intereson publikut nuk është përdorimi i këtij skandali për të larguar nga pushteti ata që do të ikin me valixhe plot, por rikuperimi i parave të qytetarëve dhe mospërsëritja e skemave të tilla që jemi mësuar ti shohim ti mbijetojnë edhe rotacionit të pushteteve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe
    Me Bashën apo me Ramën fiton biznesi i vogël?Dy metroshët e PartisëMilitantizmi i panevojshëm i Albin Kurtit
    Komentet
    skender18/10/2020 20:56
    syri eshte media e pavarur,,……..serioze , megjithse disa individe i ka me surreter tipike qe ta heqin trunin

    skender18/10/2020 17:43
    nuk besoj qe ne nje moshe te pjekur te kemi perditesim te naivitetit,….. une do e percaktoja perversitet ,…..tre banda ka shqiperia sot qe flasim ..PS..PD,,,LSI,., dhe nipcja hisniut ktu ka te drejte

    PD Elbasan18/10/2020 17:35
    Ramen, Sejdinin, LalHomoErin brenda dhe asgje tjeter…!

    PUSHTI HAJDUT I UREES VAJGURIT18/10/2020 16:34
    Basha, o Bushat ka thene se Rrama do shkoje ne burg! Se sa evertete do jete kjo, ngelet per tu pare! Dhe merriet vesh se po shkoi doçi ne burg edhe nje pjese e parave do u merren hajduteve te tufes! (Jo te gjitha se i kane fshehur, vetem nese bejne siç beri qeni endhjeri qe ju mori parate te pasurve me tortura)

    astrit18/10/2020 15:07
    Shkrimi eshte i sakt ne analizen e tij por une besoj se ne qofte se SPAK eshte i tredhur, i gjithe shkrimi ska asnje vlere. Pa drejtesi qe jep drejtesi une nuk pres asgje te mire ne kete vend

    Daj Jaku18/10/2020 14:59
    Shumë e saktë Z. Bushati. Sepse një ditë një mik më tha: “Të thuhet e vërteta e fjalës së përsosur” . Pavarësisht se kush e thotë, edhe një nip i bllokut të kriminelëve duhet vlerësuar maksimalisht, madje akoma më shumë duhet vlerësuar, duke parë që bijtë e nipat e tjerë janë zhytur në llumin dhe kloakën e vjedhjeve dhe batërdive ndaj popullit dhe shtetit. Respekte Bushatit për zgjedhjen e të vërtetës si rrugë të jetës dhe të profesionit. Lul, ndëgjoje Bushatin, për të mirën tënde dhe të Shqipërisë. Ndërsa unë marr guximin të të këshilloj që të premtosh dhe ta realizosh uljen e TVSH për mallrat e nevojës së parë, ushqimet, energji elektrike dhe ujë për konsum familjar, librat e shkollave dhe ilaçet totalisht pa TVSh . Për të mirën tënde dhe të Shqipërisë.

  12. Turp të kesh që gënjen kaq ndyrë !
    Nuk i paska denoncuar opozita e lideri i saj Basha aktet korruptive e bashkëpunimin e kësaj qeverie me bandat e krimit, se është “vetë e përzjerë”.
    A nuk ishte opozita me lider Bashën që denoncoi me forcë kriminalizimin e shtetit mga kjo mazhorancë e që çoi në detyrimin e miratimit të ligjit të dekriminalizimit ?
    Më thuaj me emra e fakte se kush ishin ata që ligji i dekriminalizimit ju a zbuloi të kaluarën kriminale, ishin antarë të PD apo ishin krerë të PS, deputetë, ministra e kryetarë të bashkive të PS ?
    Nëse PD largoi nga vetja disa vemje të pa afta kjo nuk e ngarkon këtë parti me akuzën se mbron krimin, përkundrazi , i ka dalë punës përpara për tu pastruar nga të pa aftët që padyshim kanë propabilitetin për të hyrë në komtigjentin e krimit

  13. Do të ishte naivitet që ta quaje liderin e opozitës si një politikan të pagabueshëm , por ama të dëgjosh një gënjeshtar të pacipë e të diskretituar publikisht me gënjeshtrën e trashë se Berisha ka dhunuar gruan “shtatëzanë” të kryebashkiakut të Kavajës, e ti besosh gnjeshtrave të tij, kjo e kalon cakun e naivitetit e është idiotësi me brirë.,
    Politikës i falet që në fushata zgjedhore, edhe ti mëshojë me forcë të metave të kundërshtarit, por që një gënjeshtar rekordmen i pacipë si Erion Veliaj, që në çdo dy fjali njerën e ka gënjeshtër e që Bashës nuk i afrohet për moral, formim intelektual e aftësi as deri në nyjen e këmbës, të këpusë të tilla gënjeshtra “për Lulin”, cilido njeri me gjykim normal duhej të shprehte mendimin që këtij fundërine duhet ti mbushet goja me m……
    Qenka “pasuruar” sipas këtij faqeziu Basha që ka mbi 7 vite në opozitë e dy vite që ka dorzuar edhe mandatin e deputetit, e paska “blerë vitin e fundit katër shtëpi e vila e makinë të shtrenjtë” gjoja me dokuenta që i sajon vetë
    në bashkinë e Tiranës.
    Me dokumentet e Lal Plehut na dilte se po të bjerë edhe një tërmet i vogël , Teatri kombëtar do të shëmbej..
    Ndërkaq godina e Teatrit Kombëtar ishte ndër të paktat që nuk pësoi asnjë plasarinë nga tërmeti i 26 nëntorit

  14. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel, për prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.

    Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion, dhe që siç akuzon media vendase që publikoi foton, po përgatiteshin për një tjetër tender korruptiv miliona dollarësh.

    Por Basha nuk ka preferuar të japë një përgjigje direkte, duke sulmuar Top Channel

  15. Bushatit edhe nje here i duket vetja si strateg i modh dhe keshillon Bashen si atehere kur ky doli nga parlamenti dhe me vone te protestat.

    Basha gishtin ta fusi ne bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu