• |
ide | kryesore

“Çfarë ngjyre ka Milano?”: festa në dhomat e zhveshjes me Ibrahimovic lider: “Nuk më ndalin dot”

-Instant, Sport



39 vjec e nuk i ndjen. Zlatan Ibrahimovic edhe një herë ka folur në fushë e, pasi qendroi i izoluar për shkak të Covid, u kthye të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të jetë vendimtar. Dygolësh kundër Inter e sukses në derbi për Milan: “Isha i mbyllur në shtëpi dy javë, kisha shumë uri dhe e tregova me dygolëshin. Jam i zhgënjyer që humba penalltinë, por e rëndësishme ishte të fitonim”. Milan është i vetëm në krye të renditjes pas 4 javësh: “Jemi në fillim, por që kur kam ardhur kjo skuadër po bën gjëra të mëdha. Ka ndryshuar në mentalitet, të rinjtë marrin përgjegjësi e stërviten fort”.

Ibrahimovic është lideri i padiskutueshëm i Milan të Pioli: “Ndjej shumë përgjegjësi – ka thenë ai pas ndeshjes -. Jam më i vjetri, por situata më pëlqen sepse të gjithë më ndjekin e kanë uri për fitore”.

Ashtu si vera e mirë, Ibrahimovic duket se përmirësohet me vitet: “Ndihem më i kompletuar se kur isha 30 vjec – ka komentuar suedezi -. Nëse do kisha gjendjen e 10 viteve më parë me kompletimin që kam tani, sdo më ndalte askush. Por edhe tani nuk më ndalin dot…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *