• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen reagon për herë të parë pas humbjes së fëmijës

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari John Legend së fundmi këndoi për herë të parë pas humbjes së fëmijës në “Billboard Music Awards”.

John u shpreh se këngën ‘Never Break’ ia dedikon Chrissy-t. Pas performancës, këngëtari ka postuar në rrjetin e tij social ‘Twitter’. “Kënga është për Chrissy-n. Të dua shumë, ty dhe familjen tonë. Kemi kaluar bashkë momentet më të bukura dhe ato më të këqijat. Të shikoja ty që mbaje fëmijët tanë ka qenë diçka shumë prekëse dhe emocionuese. Jam pa fjalë nga forca që ke treguar gjatë çdo sfide me të cilën jemi përballur. Cfarë dhurate e mrekullueshme është kur ke mundësinë të sjellësh jetë në këtë botë. E kemi përjetuar mrekullinë, fuqinë dhe gëzimin që të jep kjo dhuratë dhe tani po shohim sa ndjenjë e brishtë është. E shkruajta këtë këngë sepse e di se sa të jemi mbi tokë, do të mbajmë duart e njëri-tjetrit, përgjatë çdo loti, çdo ulje dhe ngritje, çdo testi. Ja premtuam njëri-tjetrit këtë në dasmën tonë 7 vite më parë, dhe çdo gjë që kemi kaluar e ka bërë atë premtim më domethënës. Dashuria jonë do mbijetojë. Ne nuk do të thyhemi kurrë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet, lulet dhe mbështetjen”, shkruajti John. Menjëherë pas këtij postimi modelja ka reaguar për herë të parë duke e shpëndarë në Instagram.Ajo falenderoi të gjithë miqtë dhë ndjekësit e saj për mbështetjen.”Po qëndrojmë në heshtje, por jemi mirë. Ju dua të gjithëve!” , u shpreh Teigen.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *