• |
ide | kryesore

Dybala debat me Paraticin në tunel e ‘like’ i dyshimtë në Twitter

-Instant, Sport



Pas mungesës së impenjimit në kombëtare për shkak të problemeve intestinale, zero minuta edhe në Crotone-Juventus për Paulo Dybala që qendroi në pankinë për gjithë ndeshjen. Situata nuk i ka pëlqyer sulmuesit që, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, ka patur një debat të fortë me Fabio Paratici në tunelin e dhomave të zhveshjes në përfundim të ndeshjes. Dybala i ka shfaqur drejtorit sportiv bardhezi pakënaqësinë e tij për mos aktivizimin në fushë.

Pirlo, pas ndeshjes, e ka motivuar kështu zgjedhjen: “Është stërvitur të premten 10 minuta, nuk ishte situata ideale (me skuadrën të mbetur me 10 për daljen e Chiesa me të kuq) për ta futur në fushë”.

Shpjegim që nuk e ka bindur plotësisht Joya, të paktën duke interpretuar një ‘like’ (pastaj të hequr) në një tweet të Fabiana Della Valle, gazetare e La Gazzetta dello Sport, që kishte shkruar: “Pyes veten nëse ka kuptim të marrësh Dybala në Crotone, nëse nuk do ti japësh minuta në këmbë. Nëse nuk do të ishte në gjendje të luante, nuk ishte më e udhës ta linin në Torino të stërvitej? #CrotoneJuve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *