• |
ide | kryesore

Dyshohet se përdorej për trafik droge/ Jahti me flamur slloven u gjet i braktisur në zonën e Patokut

-Instant, Lajme, Të fundit



Nuk ka ende asnjë të dhënë për jahtin e braktisur prej 3 ditësh në afërsi të Ishmit. Jahti me flamur slloven është gjetur i braktisur në afërsi të Shëngjinit dhe është mbajtur nën vëzhgim nga policia kufitare

Policia kufitare fillimisht është larguar pasi ka parë jahtin pasi nuk ka pasur njeri në të. Por është rikthyer ditën e dytë kur e ka gjetur sërish të braktisur dhe për këtë arsye e ka marrë dhe e ka ankoruar në Portin e Shëngjinit. Ka dyshime se sapo kanë konstatuar policinë personat që ndodheshin në bord janë larguar me një gomone dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin brenda jahtit.

Jahti mendohet se përdorej për trafik droge dhe ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi. Aktualisht autoritetet nga prokuroria e Lezhës kanë nisur hetimet, ndërsa po merren kontakte me portet e vendeve fqinje për të zbuluar pronarin apo personat që mund të kenë qenë në bord.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *