• |
ide | kryesore

Firmoset urdhri i dëbimit për iranianin, person i padëshiruar në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministra e Brendshme firmos urdhrin e dëbimit për iranianin Ehsan Bidi. Ky i fundit cilësohet si person i padëshiruar me një afat prej 15 vitesh.

Ehsat Bidi fillimisht ishte planifikuar të dëbohej në gusht 2020, por Ministria u tërhoq nga vendimi.

Bidi dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, i dyshuar si agjent i Inteligjencës iraniane, ndërsa ka ardhur në Shqipëri si pjesë e grupit të muxhahedinëve të mbërritur në kampin e Manzës përgjatë vitit 2013.

Ehsan Bidi u ndalua nga patrullat shqiptare pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *