• |
ide | kryesore

Gjendja përkeqësohet dita-ditës/ Grevistja e Ballshit: Kam qenë pothuajse gjysmë e vdekur

-Instant, Lajme, Të fundit



Në ditën e katërt të grevës, gjendja shëndetësore e naftëtareve të Ballshit është rënduar edhe më shumë. Faktori kryesor për këtë janë kushtet e këqija. Njëra prej tyre e ka kaluar natën në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo i ka bërë thirrje ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama që t’u japin një zgjidhje, pasi nuk do të dorëzohen. Disa prej grave që janë në grevë janë të sëmura me kancer gjiri. Kështu u shpreh njëra prej grevisteve sot, duke konfirmuar këtë deklaratë që e kishte bërë edhe një ditë më parë.

“Është e vërtetë, unë e thashë me dhimbje atë që thashë se i shikoj vetë shoqet e mia dhe doja që meqë janë femra këto që vijnë nga qeveria kisha dëshirë të zinin në gojë meqë është muaj i dhimbshëm. Secila nga ne këtu nuk e dimë ku jemi që ti jepet një zgjidhje e shoejtë se po vuajnë se nuk  e thashë kot, më dhemb shpirti që po e them për veten për shoqet për të gjithë. Kërkojmë zgjidhje. Unë mezi qëndroj, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Duam gjakun tonë e djersën, nuk kërkoj lëmoshë, thjesht djersën dhe gjakun tim”, shtoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *