• |
ide | kryesore

Juventus nuk mund dot as Crotone, Pirlo: “Jemi në ndërtim, na duhet kohë”

-Instant, Sport



Gjërat nuk po shkojnë ashtu si mund të kishte shpresuar Andrea Pirlo. Një pikë në Crotone në emergjencë të plotë, ndërsa bardhezinjtë duhet të bëjnë llogaritë me ndonjë vështirësi fillestare e ndonjë kartoni të kuq të tepërt: “Në ndeshjet e fundit kemi mbetur me 10 lojtarë për ndonjë shpërqendrim të tepërt. Jemi një skuadër e re e patëm pak kohë – ka komentuar tekniku në fund të ndeshjes -. Të rinjtë po bëjnë eksperiencë në fushë, është normale të paguash dicka”. Mungonte Ronaldo por jo vetëm ai: “Kemi ndërtuar një skuadër me kualitet e të re, por jemi ende në ndërtim. Na duhet kohë, por shumë djem kanë nevojë të gabojnë, por nuk patëm kohë ta bënim në ndeshje që nuk kishin rëndësi”.

Mes protagonistëve Kulusevski që është ende në kërkim të pozicionit më të mirë: “Duhet të jetë i aftë ai të gjejë zonën ku jep më mirë gjatë ndeshjes e të krijojë superioritet përpara. Morata? Është një nga 5 lojtarët që qendroi të punonte me ne gjatë pauzës, ishte më mirë se të tjerët dhe kishte dëshirë të bënte mirë”.

Sukeset e Milan e Napoli vënë nën presion Juventus përvec Atalanta e Inter: “E dinim që presioni këtë vit do të ishte shumë i madh. Ka shumë skuadra të kompletuara e do të jetë një betejë e gjatë në kampionat. Po humbasim ndonjë pikë rrugës, por duhet të punojmë që të kthehemi të vrapojmë”. Arthur në mesin e fushës është lojtari që duhet të përcaktojë kohët, por braziliani nuk po arrin ta bëjë: “Për momentin ka karakteristikat e futbollit spanjoll, luan shkurt, me shumë pasime e pak në thellësi. Po punojmë, nuk bëri keq por duhet përmirësuar në këtë drejtim. Dybala? Është stërvitur pak e duke mbetur me 10 lojtarë nuk ishte ndeshja ideale për ti dhënë minutazh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *