• |
ide | kryesore

Kim K tregon si zbuloi të vërtetën për Caitlyn Jenner

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një intervistë për David Letterman për programin e tij në Netflix, “My Next Guest Needs No Introduction”, Kim Kardashian foli edhe për të vërtetën e Caitlyn Jenner, dikur njerku i saj. Kim u shpreh (via E! Online) se për herë të parë e pa Caitlyn me veshje për gra kur ishte 26 vjeç. Kris, e ëma e Kim-it, ishte jashtë qytetit dhe Kim, e cila po jetonte me Kris dhe Caitlyn asokohe, hyri në garazh dhe gjeti njerkun të veshur si grua.

Kim kaloi pranë Caitlyn, paketoi disa gjëra dhe shkoi në shtëpinë e Kourtney-t. Së bashku, motrat Kardashian iu drejtuan internetit për të gjetur përgjigje. Në atë moment, gjetën vetëm episodin e Oprah Winfrey për një grua transgjinore. Kim dhe Kourtney nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte. Caitlyn telefonoi Kim-in dhe i tha: “Kurdo që të jesh gati, do të doja të ulesha me ty dhe të flisnim. Por, ndërkohë, mos i trego askujt. Mamaja jote nuk e ka idenë dhe do të më vrasë.” Kur Kim mbushi 30 vjeç, Caitlyn i shpjegoi të vërtetën e saj. Kim shtoi në intervistë se Caitlyn i kishte thënë: “Unë kam përjetuar këto ndjesi që fëmijë, nga mosha 4-vjeçare. Dhe vetëm kohët e fundit jam në gjendje që të jem vetvetja.”

Në një intervistë për Diane Sawyer në prill të vitit 2015, Caitlyn Jenner deklaroi publikisht se ishte një grua transgjinore. Jenner i ishte nënshtruar terapisë hormonale, por e ndaloi atë pasi romanca me Kris u bë serioze dhe përfundoi në martesë në vitin 1991. Jenner tregoi se kishte lejen që të eksploronte identitetin e saj gjinor kur udhëtonte vetëm, por jo kur ishte pranë Kris-it. Ajo shtoi se mosnjohja e mënyrës më të mirë për të folur për këtë çështje kontribuoi në përkeqësimin e martesës 23-vjeçare, që përfundoi zyrtarisht në vitin 2015.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *