• |
ide | kryesore

Konfirmohet diagnoza që tmerronte Klopp: këputje e ligamentit, ja kur kthehet Van Dijk

-Instant, Sport



Këputje e ligamentit të kruciatit: lajme të këqija për Liverpool, që humbet mbrojtësin e tij më të mirë, Virgil van Djik, për të paktën 6 muaj. Hollandezi, i dalë para kohe në derbin kundër Everton pas një ndërhyrje të frikshme të portierit Jordan Pickford, i është nënshtruar kontrolleve të hollësishme që kanë evidentuar këputjen e ligamentit të krociatit të gjurit të djathtë.

“Liverpool FC mund të konfirmojë se Virgil van Dijk do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar në gju, të shtunën gjatë barazimit 2-2 në shtëpinë e Everton. Mbrojtësi qendror ka dëmtuar ligamentet e gjurit si pasojë e një incidenti që ka përfshirë portierin e Blues Jordan Pickford pas 6 minutash lojë në Goodison Park – lexohet në komunikatën e Reds -. Van Dijk është detyruar të zëvendësohet e kontrollet e mëtejshme saktësuan se është i nevojsëm një operacion. Nuk është fiksuar asnjë datë specifike për rikthimin e tij në fushë në këtë pikë. Pas ndërhyrjes, Van Dijk do të nisë një program rehabilitimi me stafin mjekësor të klubit për ti lejuar që të kthehet në formën e tij më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *