• |
ide | kryesore

Patozi: Një mënyrë për ta respektuar tamam Armand Shkullakun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar përplasjen që vijon prej së enjtes së kaluar me kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Armand Shkullaku. Pas debatit të fortë në studion e emisionit “Opinion” ku Rama la pa përgjigje shumë pyetje, i dedikoi kësaj çështjeje një video-montazh me zërin e tij. Nuk vonoi gjatë ditës së sotme edhe përgjigjja e gazetarit.

PER ME SHUME LEXO: Armand Shkullaku i përgjigjet filmit të Ramës dhe gazetarëve që e komentuan atë

Për këtë debat ka bërë një koment edhe Patozi në rrjetet sociale që e ka titulluar: “Një mënyrë për ta respektuar tamam Armand Shkullakun”.

“Më pëlqen shumë ky debati i Edi Ramës me Armand Shkullakun, sepse më ngjan si një ballafaqim i kulturuar mes dy kandidatëve për kryeministër në një vend normal.

Ku minimalisht mungojnë epitetet vemje, artist, vrasës, gjumash, palaço, hajdut, i droguar etj, me të cilat tashmë na është mësuar veshi, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Për Shkullakun e dimë me siguri që nuk do të bëhet kryeministër, sepse as nuk do, por ndoshta as nuk mundet dot.

Edhe Edi Rama bën mirë të mos jetë pas 25 prillit, megjithë është kaq shumë i dëshiruar për të qëndruar, qoftë edhe duke u kacavjerrur.

Kështu do t’i kishte respektuar tamam, jo vetëm Shkullakun si kundërshtar dhe bashkë me të edhe debatin e humbur për inceneratorët, por sidomos publikun, që është stërlodhur duke e ndjekur prej shumë vitesh” – është komenti i Patozit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Përballja në TV për inceneratorët/ A i ngriti TV Klan kurth Edi Ramës?

Andi Bushati: Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar 72 milionë euro të dhëna nga qeveria?

Ç’ ndryshim ka mes inxhinjer Enidit që paguhet nga inceneratorët dhe kryeministrit Edi



6 Comments

  1. Kur mllefi kunda Bashes te humbet logjiken, Patozit i qenka dukur normale dhe moderne cmenduria diabolike e Rames ne Opinion. Keshtu eshte kur gdhihesh dhe flen me Meron.

  2. Patozi me duket si Ben Blushi qe u krijua si nje ze kundershtar brenda PS per te care votat nga te dyja krahet qe te mos shkonin te pakten te PD, keshtu qe edhe ju Zoti Patozi jeni shembelltyra e nje eksperimenti qe shqiptaret e dine shume mire. Une si socialist me te gjithe familjen socialiste do votojme per PD qe te zhduket ky mostra dhe gjithe hajdutet qe kane veshur petkun e Rilindjes dhe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete dhe te ndershem!

  3. Patozi më duket shumë qesharak. Për inat të vjehrrës, shkoi e fjati me mullixhinë. Tani , nuk ka rëndësi, e lëpin apo e pështynë mulixhinë. Eksperienca ka treguar se asnjëri nga të larguarit, që krijuan partitë e veta, ku as gruaja nuk i voton, i bëhen shok Spartakut , Milos, Topit dhe së shpejti Rudinës &Co. Këta janë blerë nga Rama dhe janë vënë si përçarës e kundërshtarë të opozitës. Duan , me çdo kusht , të jenë kryetarë ose u ikën fiqiri. Edhe Xhozi po vuan nga e njëjta sëmundje. Turp dhe faqe e zezë! Kurrë nuk do të nxjerrin gjë në dritë.

  4. Patozi më duket shumë qesharak. Për inat të vjehrrës, shkoi e fjati me mullixhinë. Tani , nuk ka rëndësi, e lëpin apo e pështynë mulixhinë. Eksperienca ka treguar se asnjëri nga të larguarit, që krijuan partitë e veta, ku as gruaja nuk i voton, i bëhen shok Spartakut , Milos, Topit dhe së shpejti Rudinës &Co. Këta janë blerë nga Rama dhe janë vënë si përçarës e kundërshtarë të opozitës. Duan , me çdo kusht , të jenë kryetarë ose u ikën fiqiri. Edhe Xhozi po vuan nga e njëjta sëmundje. Turp dhe faqe e zezë! Kurrë nuk do të nxjerrin gjë në dritë.
    P.S. Nuk po shkruaj aspak shpesh, bile edhe emrin anonim e keni fshirë dhe e keni harruar, sepse shkruakëm shpesh. Nëse ju heq veshin Rama, mos i publikoni, por mos thoni gënjeshtra, pa ju skuqur fytyra e maskuar.

  5. ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU E KAN KAPUR ME PRESH NE DORE DUKE VJEDHUR EDI RAMEN,PRANDAJ I KA IKUR TEPELEKU I KOKES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *