• |
ide | kryesore

Përfaqësueset e PD takojnë gratë greviste në Ballsh: Shihni lotët e nënave, t’u jepen lekët e djersës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Përfaqësueset e Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri ishin në Ballsh ku panë nga afër gjendjen e grave greviste të Uzinës së Ballshit. Të revoltuara, ato vënë në dukje braktisjen nga qeveria, pa u dhënë asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura.


“Të mbushet xhepi i Arben Ahmetaj dhe i Erjon Braçes dhe Edi Ramës. Paga ime është kacidhe para lekëve që marrin ata. Edi Rama na premtoi se “ari i zi” do të kalojë në Uzinë dhe lekët e prapambetura punëtorët do t’i marrin. Ku është Beso Sulaj? Heshtin. Gropa e zezë nuk është Uzina, gropa e zezë është qeveria, është Edi Rama që po shkatërron gjithçka”, tha një greviste, ndërsa një tjetër vuri në dukje mungesën e interesimit nga Ministria e Energjitikës. “Ministrja Belinda Balluku është femër. Le të na japë përgjigje negative. Do ta përtypim. Por vetëm të vijë”, tha një greviste.


“Jemi gra të shkolluara. Nuk e kam menduar asnjëherë veten në grevë, por gjendja ekonomike na solli këtu. Jemi pa bukë. Kemi lënë familjen. Jemi në borxhe dhe kredi deri në fyt. Jemi detyruar të hymë në grevë për pagat e prapambetura, të cilat nuk i kemi marrë prej dy vjetësh”, tha një tjetër greviste.

“Ne duam që të na ikin lotët një herë e përgjithmonë. Përpara 40 vitesh kam hapur themelet e Uzinës, sot jam këtu për bukën e gojës. Kjo është e rëndë”, tha një tjetër grua greviste.

“Kam filluar punë 18 vjeçe dhe sot jam 53 vjeç, ajo punë atje na ka ushqyer, por që të mbetemi në këtë derexhe, nuk e dimë”, rrëfeu një tjetër zonjë.

Për Partinë Demokratike, çështja e pazgjidhur e pagave të prapambetura është një aferë korruptive, që e ka burimin tek qeveria.

“Juve nuk jua mban pagën një biznes, por jua mban pagën qeveria dhe Edi Rama, sepse asnjë biznes nuk guxon të mbaje pagën e punëtorëve, nëse nuk ka mbështetjen e qeverisë”.- u shpreh Dhurata Çupi.

“Edi Rama nuk e shikon realitetin këtu sepse ai po bën shoën e rradhës. Nesër me Partinë Demokratike në pushtet do të keni mbështetjen tonë”, i garantoi gratë greviste Orjola Pampuri.

Vendimi për të hyrë në grevë i grave të Uzinës së Ballshit erdhi 18 ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve burra. foto galeri foto galeri foto galeri

4 Comments

  1. Fiflloi populizmi fals dhe berja propagande me fatkeqet.
    Si do ja u zgjidhte PD problemin ketyre personave ? Mos kerkon qe Qeveria tju jape rrogat e prpambetura qe nuk ju ka dhene privati ? Po te ndodhte kjo atehere sa here qe do te perseritej nje rast i tille atehere qeveria do nderhynte ?
    Lere pastaj kur thote … ”” “Juve nuk jua mban pagën një biznes, por jua mban pagën qeveria dhe Edi Rama, sepse asnjë biznes nuk guxon të mbaje pagën e punëtorëve, nëse nuk ka mbështetjen e qeverisë”.-””

    Po pse nuk e thua se biznesmenit qe nuk po ju jep pagat ketyre grave ja dha rafinerine PDja ?

  2. Qe Rama eshte qelbesire dhe kjo pune ka nisur dhe eshte bitisur per te lare parate e Tacit ne fillim dhe me pas te Rames dhe Sulajt, nuk ka nevoje ta zbuloje njeri.
    Qe keta “naftetaret” nuk kane bere asnje dite pune ne dy vitet e fundit, dhe kerkojne para ne cdo fushate elektorale edhe kete e dijne te gjithe. Uzina tashme e amortizuar nuk ka nevoje per 800 vete por vetem per 50 . Ka nje koncesion shteteror pa te cilin eshte e kote edhe te egzistoje. Jam kurioz me c’fare parash do ti paguaje shteti keta parazite. Me fondet e pensionit te atyre qe kane paguar kontribute? apo me fondet e asistences se taksapaguesve te varfer shqipetare? Me pak fjale sido qe ta beje Rama eshte antiligjore.. Ne fakt kerkesa eshte absurde por filozofia e ketyre eshte KCK. se behet fjale per 10-15 mije euro per koke.
    Jam kurioz si mund te rrije personi duke punuar 2-2.5 vite pa rroge..Keta jane mashtrusa sikurse ata edhe pushtetaret dhe te gjithe duan leket tona!

  3. Do tja uroja këtyre dy komentuesve këtu që të pësonin fatin e 800 familjeve të Ballshit, që ta kuptonin qëndrimin e tyre kriminal, për hir të militantizmit edvinist.
    Gjykata ju ka dhënë të drejtë këtyre puntorëve e është detyrë e qeverisë që ky vendim i gjykaës të zbatohet.
    Shtet kapitalist demokratik nuk do të thotë shtet anarshist kriminal.
    Industria e naftës, edhe nëse është private, hyn në sferën e sigurisë kombëtare ekonomike, prandaj me ligj është përcaktuar që koncesionet në këtë industri, duhet të shoqërohen me aksione shtetërore.
    Këtu dua të dal në pretendimin e fundit të Ramës se për korrupsionin e madh në Shqipëri, fajin nuk e paskan politikanët , por e kanë institucionet e drejtësisë.
    . Pikërisht ky rast i naftëtarëve të Ballshit, e hedh poshtë këtë pretendim të Ramës.
    Ja pra që gjykata ju ka dhënë të drejtë juridike naftëtarëve që të marin rrogat e pa paguara.
    Ajo që duhet ta zbatojë me mekanizmat e saj të pushtetit këtë vendim, është qeveria.
    Se si duhet ta zbatojë, kjo nuk është as puna e naftëtarëve e as e opozitës apo opinioniz publik.
    Kjo mazhorancë mbledh “parlamentin” njëpartiak për të miratuar dhunshëm ligje antikushtetuese.
    Që ti thuash vetes “parti socialiste”, e ke detyrim që të zgjidhësh problemet sociale me përparësi e jo të mos çash kokën që burra e gra të rrezikojnë jetën në grevë urie , se nuk kanë para me çfarë të ushqejnë fëmijtë e tyre.

    1. ”” Industria e naftës, edhe nëse është private, hyn në sferën e sigurisë kombëtare ekonomike, prandaj me ligj është përcaktuar që koncesionet në këtë industri, duhet të shoqërohen me aksione shtetërore. ””

      Nga e nxorre kete xhevahir ti more militanti i shqupit.
      Lere pastaj per propaganden debile qe ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu